E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret i janë afruar qendrës kërkimore atomike

Moskë, 13 gusht - Zyrtarët rusë thonë se zjarret, që i janë afruar në mënyrë të rrezikshme qendrës kryesore të kërkimeve atomike, po rriten në masë.

Mijëra zjarrfikës janë dërguar për t’i ndalur zjarret, që të mos i afrohen qendrës në Sarov.

Në vetë qendrën kërkimore atomike nuk është regjistruar ndonjë rast i zjarrit, por rajoni i afërt Mordovia, ishte i përfshirë nga zjarri.

Ministria e situatave urgjente thotë se në rajonet e tjera zjarret kanë rënë në numër dhe intensitet.

Pas temperaturave rekorde të larta gjatë muajit të fundit, sot në Moskë ka rënë shiu i parë, me ç’rast pjesërisht e ka pastruar ajrin e ndotur tej mase që pati detyruar moskovitët të qarkullonin rrugëve me maska mbrojtëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›