E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aeroporti, zgjerohet "Nene Tereza"

Duke filluar nga data 25 korrik, Aeroporti Nderkombetar "Nene Terza", do te zgjeroje edhe me 5 mije m2 siperfaqen e terminalit te pasagjereve. Zgjerimi do te kryhet ne anen veriore te terminalit dhe ishte parashikuar ne projektin modern te arkitektit malajzian Hin Tan. Vlera e investimit do te jete afersisht 20 milione euro. "Zgjerimi i terminalit te ri te pasagjereve pervec rritjes se kapaciteteve tona per te pritur nje numer akoma me te madh pasagjeresh, do te rrise ngreje me lart standardet e sigurise, rehatise dhe sherbimit per pasagjeret. Pasagjeret tane do te kene mundesine te shijojne frytet e ketij procesi te vazhdueshem modernizimi pas shtatorit te 2009-es", deklaroi dje Andrea Gebbeken, drejtore e Pergjithshme Ekzekutive e TIA-s.

Zgjerimi fizik i terminalit do te perfshije 14 sportele check-in, infrastrukture per

transportimin e bagazheve, hyrje te reja, 3 sportele per kompanite ajrore, 3 dalje ne piste

si dhe disa zyra ne katin e siperm. Ky zhvillim (i njohur si Faza B e Marreveshjes se Koncesionit per modernizimin e aeroportit) vjen pas nje periudhe rritjeje domethenese shenuar ne shifrat e paraqitjes se aeroportit ne keto tre vitet e fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›