Kushtetuesja rrezon "9 Janarin"
TIRANE - Gjykata Kushtetuese i ka dhene te drejte nje prej te denuarve per tragjedine e 9 janarit ne vitin 2004. Ndersa i ka kaluar serish dosjen per rigjykim per te pandehurit. Pas denimit nga Gjykata e Larte me 20 vjet heqje lirie, Hysni Tafili ka bere nje rekurs ne Gjykaten Kushtetuese, pasi vendimi i marre nga ana e kolegjit penal, i ka mohuar atij nje proces te rregullt ligjor. Pas marrjes ne shqyrtim te kesaj kerkese, eshte konstatuar se kolegji e ka denuar Tafilin me 3 vjet me shume sesa vendimi i dhene nga Gjykata e Apelit. Sipas arsyetimit te vendimit te dhene nga Gjykata Kushtetuese, behej me dije se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, ka deklaruar fajtor kerkuesin Tafili per veprat penale te "kalimit te paligjshem te kufirit shteteror" dhe te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit", duke e denuar ate me 20 vjet burgim. Gjykata e Apelit Vlore ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit. Ndersa Gjykata e Larte ka rrezuar nje prej akuzave ate te "ndihme per kalimin e paligjshem te kufirit". "Per sa i perket mases se denimit te kerkuesit, Kolegji ka vendosur denimin me 20 vjet burgim per vepren penale te parashikuar nga neni 298/3 i KP, nderkohe qe kerkuesi ishte denuar per kete veper me 17 vjet burgim. Sic rezulton nga faktet e mesiperme, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbi rekursin vetem te kerkuesit ka caktuar, per vepren penale te parashikuar nga neni 298/3 i KP, nje mase denimi me te rende nga ai i vendimit te apeluar", sqarohej ne vendimin e marre nga Gjykata Kushtetuese. Sipas vendimit te dhene nga ana e Kushtetueses, sqarohej se Kolegji Penal nuk kishte respektuar parimin per mos rendimin e pozites se te pandehurit, duke i cenuar kerkuesit te drejten per t'iu drejtuar me ankim gjykates si aspekt i procesit te rregullt ligjor ne gjykimin ne fjale. Ndersa, nga ana e tij, perfaqesuesi i Prokurorise se Pergjithshme, parashtroi se Kolegji Penal i Gjykates se Larte e ka zbatuar ligjin penal ne menyre te gabuar, duke dhene nje denim me te larte per kerkuesin e duke renduar keshtu poziten e tij, ne nje kohe qe rekursi para Gjykates se Larte ishte paraqitur nga kerkuesi. Por, jo vetem kaq. Kjo gjykate i ka dhene te drejten te denuarit Tafili qe Gjykata e Larte ka cenuar parimin e paanshmerise dhe te barazise para ligjit, sepse ka diferencuar ate nga te pandehurit e tjere. Keshtu, mesohet se te pandehurit e tjere kane fituar masen e denimit me te ulet se i pandehuri Tafili. Per kete gjykimi i kerkeses se bere nga ai do te shqyrtohet serish nga ana e Gjykates se Larte, pasi vendimi i marre prej tyre u cilesua nga Gjykata Kushtetuese e papajtueshme me Kushtetuten.
Redinalda Caushaj
Denimet per 9 janarin
Viron Cobaj, 25 vjet burg
Nazmi Hykaj, 25 vjet burg
Cukal Delija, 25 vjet burg
Zef Markun, 25 vjet burg
Elton Tafili, 20 vjet burg
Altin Belulaj, 20 vjet burg
Hysni Tafili, 20 vjet burg
Arten Rrokaj, 9 vjet burg
Albert Aliu, 9 vjet burg
Servet Beshaj, paraburgim
Zamir Podgorica, pafajesi
Saimir Hykaj, pafajesi
Clirim Sykaj, rishqyrtim
Demshperblimet
Familjaret e viktimave te 9 janarit kane hapur disa padi civile ne Gjykate te Tiranes per humbjen e te afermve te tyre, duke kerkuar edhe nje shume te hollash nga shteti, si demshperblim per humbjen e tyre.
21 persona humben jeten ne tragjedine e 9 janarit, teksa tentuan te kalonin me anije per ne Itali, nepermjet kanalit te Otrantos. Ndersa nje pjese e tyre arriten te shpetonin, duke notuar per ore te tera.
Arrestimi ne Itali i Naim Hykes
Nazmi Hyka, 45 vjec, eshte arrestuar ne Itali ne qytetin e vogel te Borgos, nje rajon prane San Lorencos, ne afersi te Firences. Ai fshihej me nje pasaporte false te nxjerre me emrin e rreme Adem Cela. Nazmi Hyka, nga Shkodra, eshte denuar nga Gjykata e Larte me 15 vjet burg, per vepren penale te organizimit dhe trafikimit te kontrabandimit te njerezve, per qellim perfitimi ne Itali nepermjet skafeve. Hyka eshte akuzuar dhe me pas denuar si nje nga organizatoret e trafikimit te klandestineve ne drejtim te Italise, qe solli edhe tragjedine e 9 janarit te vitit 2004, me 21 te vdekur dhe tete persona te humbur ne detin me dallge. Viktimave u jane kerkuar nga 1500 euro secilit per t'i transportuar drejt Italise. Hyka ishte nje nder 10 me te kerkuarit nga policia.
Tmerri, ku humben jeten 21 persona
Tragjedia e 9 janarit, ndodhi ne afersi te Vlores, kur 30 persona ishin duke udhetuar me skaf drejt Italise. Pikerisht mbremjen e asaj dite, ndodhi edhe tragjedia kur gomonia me 36 klandestine, u nis ne det te trazuar 5-6 balle ne drejtim te Italise nga gjiri i Palases. Per personat e denuar, hetuesit kishin formuluar akuzen e dhenies ndihme ne kalim te paligjshem te kufirit me pasoje vdekjen. Prokuroria ka akuzuar si shkaktare te tragjedise se 9 janarit 2004, 13 persona, mes te cileve ishin Nazmi Hyka, Cukall Delia, Zef Marku, Viron Robaj, Altin Beluli, Elton Tafili, Hysni Tafili, Artur Rrokaj, Albert Aliu, Sevret Besho etj. I arrestuari i ne Itali, sipas vendimit te gjykates, ka organizuar dhe transportuar ne drejtim te Vlores me nje furgon, ne bashkepunim me Cukall Deline dhe Zef Markun, nje grup prej me teper se 30 personash, me 9 janar 2004.