Aeroportit te Prishtines i rritet kategoria
Problemet e mjegulles te cilat prej vitesh kane shkaktuar vonesa dhe anulime gjate fluturimeve ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines pritet te jene me te vogla dhe minimale tani e tutje pasi zyrtarisht aeroporti i vetem ne Kosove ka kaluar nga niveli i pare i aeroporteve qe ka qene deri me tani ne kategorine e aeroporteve me nivel te dyte.
Kjo sic thuhet ne nje komunikate te aeroportit eshte arritur ne saje te investimeve te cilat mundesojne qe aeroplanet te ulen ne mot me mjegull dhe me dukshmeri vetem 300 metra. Deri tani kufiri limit zyrtar i uljes per aeroplanet ne mot me mjegull ka qene 700 metra.
Investimet kapitale te perfunduara me pare dhe plotesimi i nje vargu kushtesh dhe standardesh te tjera te sigurise te kerkuara sipas rregulloreve vendore dhe atyre nderkombetare ne fushen e aviacionit civil na lejon qe te kalojme ne nje kategori me te larte te operimeve nga kategoria I ne kategorine II. Kjo mundeson qe gjate sezonit dimeror dhe vecmas ne mot me mjegull te jemi me operative dhe me fleksibel ne raport me fluturimet e aeroplaneve tha drejtori menaxhues i Aeroportit Nderkombetar te Prishtines Agron Mustafa.
Sipas tij te gjitha Organizatat Nderkombetare dhe kompanite ajrore qe operojne ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines do te njoftohen nepermjet sistemit te komunikimit global aeronautik te telekomunikacionit per kete ndryshim te rendesishem.