Bode rrit kontrollin te fondet e BE-se
Nje vendim i qeverise miratuar javen e kaluar i ka shtuar kompetencat ministrit te Financave dhe ka qartesuar disa funksione lidhur me kontrollin dhe menaxhimin e fondeve qe vijne nga Bashkimi Europian. Vendimi ka per qellim sigurimin dhe administrimin e financimeve te huaja si pjese perberese dhe/ose e raportuar ne sistemin buxhetor te Republikes se Shqiperise. Te gjitha huate kredite dhe grantet qe merr Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise dhe Republika e Shqiperise nga shtetet e huaja organizmat nderkombetare institucionet financiare nderkombetare bankat e huaja organizatat joqeveritare etj. do te konsiderohen financime te huaja dhe do te kontrollohen dhe shperndahen nga Ministria e Financave. Aktualisht ministria operonte me nje VKM qe nuk qartesonte rolin e ministrit dhe linte shume hapesira per interpretime.
Koordinimi i projekteve me financim te huaj behet ne perputhje me procedurat e sistemit te planifikimit te integruar SPI miratuar me vendimin nr. 692 date 10. 11. 2005 te Keshillit te Ministrave. SPI-ja eshte kuadri kryesor kombetar per hartimin e politikave dhe planifikimin financiar percaktimin e prioriteteve strategjike te zhvillimit dhe integrimit te vendit dhe alokimin e burimeve te brendshme e financimeve te huaja ne menyre koherente eficiente dhe te integruar.
Ndarja e financimit te huaj bazohet ne prioritetet e programit te qeverise strategjise kombetare per zhvillim dhe integrim 2007- 2013 te perditesuar strategjive sektoriale e ndersektoriale dhe planit kombetar per zbatimin e MSA-se. Departamenti i Bashkerendimit te Strategjive dhe Koordinimit te Ndihmes se Huaj DEBASKON prane Keshillit te Ministrave ne bashkepunim me Ministrine e Financave dhe Ministrine e Integrimit koordinon procesin e identifikimit diskutimit dhe perzgjedhjes se perparesive strategjike duke u keshilluar me ministrite e linjes dhe institucionet e tjera qendrore te pavarura.
Ministria e Financave eshte institucioni i vetem qe ka te drejte te kerkoje dhe te siguroje financime nga huadhenesit dhe dhuruesit ne formen e huave dhe granteve qe jane bashkefinancim me hua. Ne rastet e sigurimit te financimeve vetem me grant ose kur granti eshte bashkefinancim me fonde buxhetore ky proces kryhet nga DEBASKON-i ne bashkepunim me Ministrine e Financave dhe Ministrine e Integrimit.
Institucionet perfituese qendrore dhe vendore jane pergjegjese per te parashikuar ne buxhetin e tyre te gjitha detyrimet financiare qe rrjedhin nga marreveshjet perkatese te financimit te miratuara. Po ashtu Ministria e Financave mbikeqyr ministrite e linjes per permbushjen e kushteve te vendosura ne marreveshjet me huadhenesit dhe/ose dhuruesit dhe per progresin e bere ne zbatimin e projekteve perkatese.
Ministria ndjek regjistron dhe raporton te gjitha transaksionet qe lidhen me huate dhe grantet. Ministrite dhe institucionet qendrore e vendore jane te detyruara ti raportojne Ministrise se Financave te gjitha te dhenat e kerkuara brenda afateve te caktuara. Realizimi i huave dhe granteve nga jashte do te jene pjese perberese e buxhetit faktik vjetor.