Dallku shenon ne fitoren e Vorskles
Armend Dallku ka qene protagonist ne fitoren 2-1 qe Vorskla Poltava ka arritur ne ndeshjen e javes se 10-te te kampionatit ukrainas perballe Metalurg Zaporizhjas. Mbrojtes i Kombetares shqiptare hapi serine e golave ne minuten e 21-te duke devijuar ne rrjete nje harkim nga goditja e kendit. Vorskla dyfishoi shifrat 13 minuta me vone me Bezus ndersa golin e vetem per miqte e realizoi Arzhanov ne minuten e 57-te. Dallku luajti gjate gjithe lojes ndersa sulmuesi kuqezi Ahmed Januzi u aktivizua si zevendesues ne minuten e 68-te. Nga lojtaret e tjere kuqezi dje kane luajtur edhe Lorik Cana dhe Erjon Bogdani. Cana u aktivizua si titullar ne fitoren 3-1 te Gallatasarait perballe Instambul Bujuksehir. Mesfushori shqiptar eshte ndeshkuar me karton te verdhe ndersa ne minuten e 59-te u zevendesua nga Herri Kjuell pak caste me vone Gallatasarai pesoi gol. Bogdani luajti 90 minuta ne humbjen 1-4 qe Cezena pesoi perballe Napolit ndersa sulmuesi shqiptar ishte shume i izoluar nga pjesa tjeter e skuadres.