Pajisje të reja për sëmundjet e gjakut
13/05/2010 Kurimi i fëmijëve
Sigurohen aparatura të reja mjekësore për repartin e onkohematologjisë pediatrike në QSUT. Këto pajisje do të përdoren për fëmijët që janë në gjendje të rëndë nga sëmundjet e gjakut apo tumoret, ndërkohë që ndodhen të shtruar pranë këtij shërbimi. Konkretisht bëhet fjalë për tri panele të fluksit të oksigjenit, pesë shiringa elektrike, si dhe disa aparatura të tjera për llogaritjen e ilaçeve citostatike, por edhe për mbrojtjen e personelit shëndetësor nga avujt toksikë që janë dhuruar nga kompania e telefonisë “AMC”. “Janë donacione, të cilat do të shërbejnë për të rritur cilësinë e ofruar nga ne për pacientët tanë. Prandaj, në emër të tyre dhe stafit, shpreh mirënjohjen jo vetëm për këtë donacion, po dhe mesazhin që kjo kompani u transmeton kompanive të tjera private për të ndihmuar fëmijët e sëmurë", ka pohuar shefja e këtij shërbimi Anila Godo.