Ndryshon ligji i sigurimeve sherbim shendetesor falas

Qeveria miratoi dje projektligjin per sigurimet shendetesore. Nuk ndryshon perqindja prej 3.5 e kontributit te detyruar shendetesor
Vizita shendetesore ekzaminime e deri shtrime ne spitale do te perfitojne falas gati e gjithe popullsia perfshi ketu edhe qytetaret qe nuk derdhin kontributet shendetesore. Me miratimin dje ne qeveri te projektligjit Per sigurimet shendetesore vendi yne mbulon me sherbim shendetesor te gjithe popullaten. Ndryshimet e bera ne ligj nga ISKSH dhe MSH nuk prekin masen e kontributeve e cila do te vazhdoje te jete e njejte me 3.5 e kontributit te detyruar. shendetesor.
Ndryshimet
Menjehere pas kalimit ne qeveri te projektligjit ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka vleresuar vendimin si nje arritje ne fushen e shendetesise. Ministri eshte shprehur Ky projektligj eshte nje element kyc i reformes ne shendetesi nje arritje thelbesore. Me miratimin e ketij projektligji mund te themi me plot goje qe Shqiperia po projekton nje sherbim shendetesor mbrojtes te gjithe popullates cilesor dhe te verifikueshem.
Nje tjeter ndryshim i bere ne ligj prek Institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor i cili shnderrohet ne Fond Kombetar te Sigurimeve Shendetesore duke krijuar mundesi te gjera dhe fleksibilitet per nje transparence te plote administrim dhe besueshmeri maksimale te te siguruarve qe kane derdhur fonde prane tij. Skema e re e sigurimeve shendetesore synon mbulimin total te popullsise ne perfitimin e sherbimeve te kujdesit shendetesor te financuara nga sektori publik dhe privat. Nga kjo skeme perfitojne dy kategori te popullates personat ekonomikisht aktive dhe personat joaktive. Me ligjin e ri te dyja kategorite jane te siguruara ne skemen e sigurimeve shendetesore me ndryshimin e vetem qe kategoria e pare paguan vete kontributet ndersa per te dyten do te paguaje buxheti i shtetit.
Po keshtu nje nga risite e ketij projektligji eshte paraqitja e fondit ne ushtrimin e funksioneve te tij nepermjet hartimit dhe berjes se paketave te sherbimeve shendetesore nga institucionet dhenese te sherbimeve shendetesore. Nga ana tjeter ne kete projektligj jepen kriteret mjekesore ekonomike dhe sociale mbi te cilat do te ndertohen paketat e sherbimeve sic mund te permendim shkallen mbi te cilin sherbimi ndikon zgjatjen e jetes efektiviteti i kostos se sherbimit aftesia paguese e popullates. Ne menyre te posacme ne kete projektligj trajtohet dhe problemi i bashkepageses duke konfirmuar parimin e bashkepjesemarrjes ne mbulimin e cmimit te sherbimeve nga personat e siguruar.
Kontributet
Masa e kontributit te detyruar shendetesor eshte 3.4 per qind per llogaritjen e kontributeve per te gjitha kategorite e mbuluara nga skema. Per te punesuarit kontributet paguhen ne masen 50 per qind nga punedhenesi dhe 50 per qind nga punemarresi. Gjithashtu ligji percakton krijimin e regjistrit kombetar te kontribuuesve dhe urgjencat mjekesore falas.