Berisha: Vota dhe fjala e lirë janë dhe do të mbeten liritë themelore të njeriut
07/01/2011 20-vjetori i themelimit të “Rilindjes Demokratike”
Gazeta e parë opozitare në vend, “Rilindja Demokratike”, ka kremtuar dje 20-vjetorin e themelimit të saj. Kryeredaktori i kësaj gazete, Bledi Kasmi, do ta konsideronte 5 janarin si plotësimin e aspiratës së atyre që u martirizuan gjatë diktaturës, në mbrojtje të mendimit dhe shpirtit të lirë. Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, gazeta “Rilindja Demokratike” ishte hapi i parë drejt lirisë së fjalës, e cila, sikundër tha ai, është në themel të dinjitetit të njeriut. Në fjalën e tij të mbajtur pak më parë në ceremoninë e festimit të përvjetorit të gazetës “Rilindja Demokratike”, shefi i PD-së, Sali Berisha, theksoi se në vitet e tranzicionit të post-diktaturës kemi bërë gjithçka që të mos ketë më censurë dhe gjyqe ndaj fjalës së lirë. “Dy liritë themelore të njeriut janë vota dhe fjala”, nënvizoi Kryeministri Berisha. Ai i falënderoi gazetarët për punën e tyre të palodhur në shërbim të demokracisë në vend. Në këtë ceremoni përshëndeti edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili ka qenë ish-kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike”. Ndërkohë që u shpërndanë dhe çmimet e mirënjohjes, për disa nga themeluesit dhe kontribuuesit në këtë gazetë.
Çmimet
Me çmimin e mirënjohjes u dekorua nga ana e redaksisë së gazetës dhe deputeti socialist Ben Blushi, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë eveniment. Vetë Kryeministri do e cilësonte Blushin si një nga penat më të spikatura të publicistikës dhe letërsisë shqipe. Gjithashtu, çmimi i mirënjohjes iu dha dhe emrave të tjerë, si: Mitro Çela, Blendi Fevziu apo Frrok Çupi dhe Astrit Patozi, sot kreu i grupit parlamentar të PD-së. Në 20 vitet e saj, në redaksinë e kësaj gazete kanë punuar rreth 380 persona, shumë prej të cilëve sot janë personazhe të njohura të gazetarisë, publicistikës apo dhe politikës.