Afellay braktis Barcelonën për Schalke 04

Schalke 04 ka njoftuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Ibrahim Afellay nga Barcelona në marrëveshje njëvjeçare të huazimit.
Skuadra nga Bundesliga kishte për synim të shtojë kreativitetin në ekip para mbylljes së afatit kalimtar të verës dhe arriti të sigurojë shërbimet e Afellayt i cili kërkohej edhe nga gjiganti italian Inter.
Reprezentuesi holandez iu bashkua Barcelonës nga PSV në janar 2011, dhe luajti rol të rëndësishëm në pjesën e dytë të atij edicioni. Por, një lëndim i rëndë i gjurit e mbajti jashtë fushës për pjesën më të gjatë të sezonit 2011-12.