E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus ‘ngushëllohet’ me Bendtnerin

Pas dështimit për transferimin e Robin van Persiet, Fernando Llorentes dhe së fundmi Dimitar Berbatovit, Juventus është ‘ngushëlluar’ duke angazhuar në formë huazimi njëvjeçar, sulmuesin e Arsenalit, Nicklas Bendtner.

“Ai ka talent dhe aftësi për të qenë futbollist i nivelit të lartë por që ende nuk e ka dëshmuar atë”, deklaroi drejtori i Juventusit, Giuseppe Marrotta derisa konfirmoi arritjen e marrëveshjes.

Bendtner ka bërë mbi 50 paraqitje për Danimarkën edhe pse është vetëm 24 vjeç. Sezonin e kaluar ai ishte huazuar te Sunderlandi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›