Futboll, arabet pushtojnë Anglinë

Manchester united është skuadra e radhës qe mund te bjere ne dorën e një sheiku arab. Lajmi është bere publik nga gazeta "The Sun", e cila citon burime brenda klubit, se familja Glazer, e cila ka pronësinë e klubit ne një moment do ta shesë atë. Pronaret amerikane, prej 5 vjetësh ne krye te klubit asnjëherë nuk kane qene te dashur për tifozët e djajve te kuq te cilët shpesh here kane kërkuar qe te largohen. Po sipas "The Sun" klubi ka një deficit tepër te madh ndërsa i gatshëm për te blere aksionet me gjithë borxhin është familja mbretërore e Katarit. Sheiku Hamad Bin Khalifa Al Thani është gati te mbylle operacionin për një shume prej 1 milord e gjysmë sterlina i shtyre edhe nga suksesi i vendit te tij ne organizimin e kupës se botes ne vitin 2022. Media britanike është e bindur se është vetëm çështje muajsh qe Mancester United te behet arab ashtu si kushërinjtë e tyre te urryer te Mançester City-it Vendi i katërt është objektivi me minimal për Mancester City ne te kundërt tekniku Mancini duhet te heqë dore nga posti qe mban. Është ky ultimatumi qe ka mare trajneri italian nga presidenti i klubit sheiku Khaldun Al Mubarak. Mancester City dështoi te hënën te kalonte ne vend te pare ne grup pas humbjes ne shtëpi ndaj Everton me rezultatin 1-2 ndërsa aktualisht ndodhet ne vend te trete, dy pike me pak se kryesuesit e United dhe 5 me shume se vendi i katërt Totenhem. Edhe pse presidenca ka deklaruar se nuk ka ndërmend te hedhë shuma te tjera ne mëkaton e janarit "Deili Mirror" bën me dije se Roberto Mancini do te ketë ne dispozicion 50 milionë sterlina për te afruar lojtare te rinj ku objektivet kryesor janë sulmuesii Volsfburg Edin Xheko, ai i Portos Hulk dhe Daniel Alvesh i Barcelonës.
Shpërndaje