E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afër marrëveshjes për Greqinë

BE-ja është afër për të arritur një marrëveshje në vlerë prej disa miliardë eurosh për shpëtimin e Greqisë, pas disa javëve të krizës, deklaruan zyrtarë të lartë për BBC.

Paketa e shpëtimit do të sigurojë kredi dhe garanci për Greqinë, nëse kërkon ndihmë për të financuar deficitin e saj buxhetor. Ministrat e Financës të eurozonës pritet të finalizojnë propozimin të hënën. Greqia deri tani nuk ka kërkuar ndihmë për të zgjidhur krizën e saj financiare.

Deficiti i saj është katër herë më i lartë sesa lejojnë rregullat e eurozonës, dhe po përpiqet ta reduktojë atë me masa të kursimit, që kanë provokuar zemërimin e publikut.

Kriza e Greqisë për borxhet e mëdha ka dëmtuar gjithashtu edhe euron. Gjermania dhe Franca do të jenë mbështetësit kryesorë, pa asnjë kontribut nga Britania dhe vendet e tjera të eurozonës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›