E Diel, 1 Nëntor 2026

Skema e rimbursimit të TVSH-së, biznesin deklaron destinimin

Rastet

Në kërkesën për rimbursim të TVSh-së, biznesi duhet të vendosë edhe se ku do ta çojë shumën, e më pas tatimet vendosin për miratimin e apo jo të fondit. Ky është një detaj që del nga udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave, i cili bën të tjera përcaktimeve sa i takon afateve etj. Tjetër fakt i rëndësishëm është se do të jenë vet tatimet që vendosin për shumën e rimbursushme, nëse ia japin direkt në dorë biznesit, apo ia mbajnë si diferencë për taksat që paguan në të ardhmen. Në çdo rast, biznesi do të njoftohet për masën e dhënë. Sa i takon mospagesës së taksës, nëse nuk kryhet rimbursimi brenda 30 ditëve, udhëzimi thotë se, “biznesi e ka këtë të drejtë nëse nuk ka detyrime të tjera tatimore dhe pasi janë plotësuar të gjitha kushtet, për shumën që përkon me masën e rimbursimit”. Udhëzimi jep të tjera detaje, që tashmë gjenden të publikuara në Fletoren e fundit Zyrtare.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›