BE ndihmon doganën shqiptare
Gjatë dy viteve të ardhshme, një projekt prej 2 milionë eurosh i financuar nga BE-ja do të mundësojë përmirësimin e sistemit doganor shqiptar. Projekti do të sjellë ekspertizën dhe njohuri nga vendet anëtare për të ndihmuar Shqipërinë të plotësojë legjislacionin dhe të përmirësojë praktikat doganore duke ndjekur ato që zbatohen nga vendet anëtare të BE-së.
Binjakëzimi mes autoriteteve shqiptare, Administratës Doganore Austriake dhe mbështetjes së Shërbimit Doganor Polak do të sjellë në Shqipëri ekspertë nga vendet anëtare për të plotësuar legjislacionin e Shqipërisë në këtë fushë duke e përafruar atë me legjislacionin e BE-së.
Gjatë ceremonisë së nisjes së projektit, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadori Helmuth Lohan theksoi se është pikërisht harmonizimi i procedurave doganore që shpjegon në masë të madhe suksesin e tregut të brendshëm të BE-së, pasi krijoi një klimë biznesi të karakterizuar nga aftësia për të parashikuar dhe nga besueshmëria. “BE-ja po investon kaq shumë burime për t’i harmonizuar doganat e saj me ato të vendeve anëtare të BE-së pikërisht prej perspektivës evropiane të Shqipërisë”, tha Lohan.
Projekti çon përpara procesin e integrimit të Shqipërisë duke e sjellë vendin në të njëjtin rreth procedurash doganore që kanë lehtësuar tregtinë në BE dhe që e kanë bërë tregun e brendshëm një sukses.