Afera, Olldashi i'a dha monopolin firmës pa licencë
TIRANË- Ministri i Transporteve Sokol Olldashi jo vetëm që i ka dhënë monopolin e internetit firmës ATU, por kjo firma është dhe pa dokumentacionin përkatës.
Gazeta Panorma zbulon sot se Kontrolli i faqeve zyrtare të internetit edhe në ministrinë e Olldashit tregon që firma të cilën ministri e zgjodhi pa konkurrencë të kryejë investimet e fibrave optikë në rrugët kryesore të vendit, jo vetëm ka qenë e vetme, por nuk ka pasur as dokumentet e nevojshme.
Të gjitha firmat shqiptare, që duan të kryejnë punime, duhet të pajisen me licencë, e cila jepet për të vërtetuar aftësitë e firmës për të kryer këto punime.
Faqja zyrtare e Ministrisë së Transporteve ka të vendosur edhe të gjitha firmat, që kanë licencë për punime në ndërtim. Gazeta Panorama zbulon se regjistri i rifreskuar, deri në janar 2011 nuk e kishte firmën ATU si pjesë të saj.
Detyrimi dytë, të cilin duhet të plotësonte firma, të paktën para se të aplikonte dhe të firmoste kontratën ekskluzive për shtrimin e fibrave optike nën rrugë, është regjistrimi në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Autoritet i krijuar pikërisht për këtë detyrë. Gazeta kontrolloi listën deri dje pasdite në adresën e AKEP dhe rezultoi se “Albanian Telecommunications Union” ishte regjistruar atje më 1 dhjetor 2010, pra shumë më vonë sesa 23 gushti 2010, kur ministri i dha të drejtën ekskluzive për punimet e fibrave optike nën rrugë.
(NEWS24/BalkanWeb)