E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, makina del nga rruga, 2 të plagosur

Dy persona kanë marrë plagë të rënda, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Luz, ndërsa mësohet se për shkak të shpejtësisë tej normave, makina ka dalë jashtë kontrollit.

Humbja e kontrollit të automjetit si dhe shpejtësia e madhe e tij ka bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përplaset me një pemë anës rrugës. Përplasja ka qenë fatale, pasi dy pasagjerë janë plagosur rëndë.

Policia rrugore e cila ka shkuar në vendngjarje ka bërë këqyrjen e vendngjarjes si dhe ka nxjerrë dhe shkakun e aksidentit, i cili sipas tyre ka qenë shpejtësia e madhe si dhe dalja nga rruga e automjetit.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spitalin Ushtarak, për një ndihmë shëndetësore më të specializuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›