E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, nget makinën me shpejtësi, dy persona rëndë

FUSHË KRUJË- Tejkalimi i normave të shpejtësisë për pak u ka marrë jetën dy personave në autostradën Fushë Krujë- Milot.

Mbrëmjen e djeshme automjeti me targa Tirane 55 81 u ka dalë nga rruga duke përfunduar rreth 8 metra jashtë saj.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Luz, teksa mjeti po udhëtonte në drejtim të Tiranës. sipas dëshmitarëve mësohet se mjeti po udhëtonte me shpejtësi të lartë, gjë e cila sipas hetimeve mendohet se ka qenë shkak i aksidentit duke bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin.

Për pasojë drejtuesi dhe pasagjeri janë plagosur rëndë duke i shpëtuar vdekjes. Identiteti i tyre ende nuk dihet, ndërkohë që gjatë aksidentit mjeti ka rrezikuar të përplaset me një furgon me dasmorë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›