E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati ndaj gjyqtarit, 20 persona të shoqëruar në polici

20 persona janë shoqeruar për në ambientet e policisë, lidhur me vdekjen tragjike të gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Sipas të dhënave të korispodentit të “Ora News”, mësohet se këta persona po merren në pyetje, në lidhje me aktin kriminal ndodhur në orët e para të ditës së premte.
 

Për shkak të kësaj ngjarje tragjike, drejtues e ekspertë të Policisë së Shtetit, por edhe prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë marrë në dorë drejtimin e hetimeve.
 

Ekspertët po punojnë mbi të gjitha dyshimet që karakterizojnë një akt kriminal të këtyre përmasave. Ndërkaq, sot do të zhvillohen homazhe në orën 10.30, dhe me pas ceremonia e varrimit ne nder te gjykatesit Konomi.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›