Pranga 34-vjeçarit, akuzohet për “vjedhje në bashkëpunim”
Një 34- vjeçar është arrestuar në Bulqizë, ndërsa akuzohet për vjedhje në bashkëpunim. Burime zyrtare policore bënë të ditur se u bë i mundur ekzekutimi i masës së sigurimit, për shtetasin Rasim Cami, 34 vjeç. Sipas policisë, ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se ishte e shpallur në kërkim ndërsa ishte i dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Dibrës.
Ndërkaq, 34-vjeçari akuzohet për kundërshtim të efektivit policor. Ai ka kryer dy vepra penale në Maqedoni.
Çështja i ka kaluar në ngarkim Prokurorisë së Rrethit, për veprën penale "vjedhje në bashkëpunim".