Afera “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, dëshmon ish-ministri Ylli Pango

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur procesi gjyqësor për çështjen e njohur si afera “Partizani”. Gjatë seancës së parë ka dëshmuar ish-ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.
Dëshmia e ish-zyrtarit të lartë fokusohet në periudhën e drejtimit të tij, gjatë së cilës u ndërmorën ndryshimet në ligjin për sportet. Sipas dyshimeve të zbardhura nga procesi, këto ndryshime ligjore i hapën rrugë tjetërsimit të destinacionit të kompleksit sportiv dhe ndërtimit të mëvonshëm të 19 kullave në atë territor.
GJKKO po vijon shqyrtimin e dokumentacionit dhe të dëshmive për të zbardhur procedurat ligjore dhe administrative që u ndoqën për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
/rtsh.al/