E Diel, 1 Nëntor 2026

Andy Burnham shpall kandidaturën për udhëheqjen e Partisë Laburiste

Deputeti i ri Andy Burnham ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën e tij për të marrë udhëheqjen e Partisë Laburiste. Ky vendim vjen fill pas deklaratës së Kryeministrit Keir Starmer për t’u tërhequr nga posti i kreut të qeverisë britanike.

Burnham, i cili konsiderohet si favoriti kryesor për të pasuar Starmerin në krye të partisë në pushtet dhe të ekzekutivit, ka vlerësuar kontributin e paraardhësit të tij në drejtimin e vendit përgjatë kësaj periudhe.

“Keir i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm vendit tonë dhe dua ta falënderoj për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij gjatë një kohe kaq të vështirë”, deklaroi udhëheqësi progresiv.

Zhvillimet e fundit pritet të nisin zyrtarisht procesin e brendshëm zgjedhor brenda kampit laburist për përcaktimin e liderit të ri që do të marrë drejtimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›