E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shqiperia do te behet kopshti me i bukur ne Europe

Kryeministri peruroi nje rruge ne Bashkine e Lezhes

Kryeministri Berisha peruroi dje nje rruge te re prej 8 kilometrash qe lidh Bashkine e Lezhes me disa komuna dhe theksoi se vetem pak vite e ndanin Shqiperine nga transformimi rrenjesor si nje vend i zhvilluar. Ne fjalen e mbajtur ne kete perurim Berisha deklaroi se kjo veper eshte nje element me teper ne projektin ambicioz te qeverise per ta bere Shqiperine te njohur ne te gjithe boten. Rruga qe ne inaugurojme sot eshte deshmi e perpjekjes sone te ndershme te perbashket per te ndertuar ne cdo skaj ne cdo qoshe ne cdo fshat ne cdo komune ne cdo qytet Europen qe ne enderrojme. Rruga dhe sistemi i ri rrugor qe ne ndertojme perben elementin me themelor ne perpjekjen tone per te realizuar nje enderr fisnike nje enderr te merituar plotesisht Shqiperia vend i zhvilluar deklaroi Berisha. Po keshtu Berisha deklaroi se Shqiperia i ka te gjitha potencialet qe ne vitin 2017 te arrije te klasifikohet si vend i zhvilluar ose si kopshti me i bukur i Europes. Kete toke se bashku ne do ta shnderrojme ne kopshtin me te bukur te Europes. Ne do ta bejme Shqiperine te njohur ne Europe dhe mbare boten per prodhimet e saj si deshmi e potencialeve te medha qe ka ky vend si vendosmeri e jona per tu ndare pergjithnje nga varferia e skamja u shpreh Berisha. Ne kete perurim Berisha la te kuptohej se e vetmja menyre per zhvillimin e energjise elektrike ne vend do te ishte edhe ajo permes ujit. Ujerat ne po i shnderrojme ne hidrocentrale dhe se shpejti Shqiperia do te jete vendi i pare me energji 100 te rinovueshme. Lumenjte perrenjte burimet e saj do te shnderrohen ne nje pasuri te madhe. Shqiperia superfuqi energjetike ne rajon deklaroi Berisha duke lene menjane edhe qendrimet per ndertimin e nje centrali berthamor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›