E Diel, 1 Nëntor 2026

Aferat e fundit italiane, një shembull si korrupsioni ushqehet nga keqqeverisjes vendore të së majtës

Plas skandali i radhës në Itali. Kësaj here protagonistë të një filmi të riparë janë bashkitë e kryesuara nga të majtët italianë. Përsëri kemi të bëjmë me një sistem të ryshfetit kapilar në Itali, e përkthyer me fjalë gazetarësh kjo ngjan me një tangentopoli i ri, ku protagonistë të pakundërshtueshëm janë edhe njëherë të majtët si në kohën e kryeministrit socialist Kraksi, d.m.th janë përsëri ata që vijnë nga rryma dhe degë të ndryshme politike si përshembull socialistë, komunistë, katolikë të rrymës që u futën, disa nga dritarja e disa nga dera, në kontejnerin politik të opozitës me emrin Partia Demokratike italiane. Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron. Idili me drejtësinë mbaroi sapo filloi. Dje në një manovër të prokurorisë italiane antimafia u bë e mundur arrestimi i afaristit napoletan Alfredo Romeo dhe pjesës me të madhe të këshilltarëve të bashkisë së Napolit, që fiksonin tenderat e bashkisë në favor të kompanisë së tij Global service, një sipërmarrje e korruptuar që kapte shifrën magjike të  430 milion eurove të fondeve publikë. Mësohet nga kartat e hetimit se perspektiva e grabitjes së parave të fondeve publikë, me ndihmën e komisoneve të tenderave në bashkitë e italisë të kryesuara nga të majtët ishte bërë një sport kombëtar.  Shih patjetër arrestimin e kryebashkiakut të Peskarës dy ditë më parë: edhe atje mitëmarrje. Kemi të bëjmë me një farë sistemi sulltanetesh të vegjëla, ku klientelizmi i bashkuar me nepotizmin i merrte frymën sipërmarrjeve të ndershme lokale e qëndrore.
I kthehemi Napolit. Në qytetin e shkrimtarit Roberto Saviano nuk ekziston vetëm mafia Kamorra por edhe elementë të tjerë kriminalë si Romeo, një ish i dënuar më parë në 1990 në çështjen Tangentopoli. Një llum i tillë do marrë në qafë shumë ëndrra politikë. Kësaj here e majta e italiane po shkërmoqet nën  majat e kazmës së prokurorisë italiane, që me investigimet e saj ka hapur fashikuj hetimore mbi plot 9 bashki e komuna italiane të saj, që konsiderohen të jenë të implikuara në marrje rryshfetesh nga afaristë lokalë dhe organizata kriminale. Psikoza e frikës së shpërbërjes dhe e çështjes morale brënda të majtëve në PDI-në është bërë një problem politik dhe moral në Itali. Mediat flasin vetëm për këtë. Fantazma e shkrirjes se partive të implikuara vazhdon si në kohën e Tangjentopolit. I njëjti fat i keq. Një parti e lindur nga rrymat e ish-komunistëve, ish socialistëve dhe ish-katolikëve të Margheritës në një subjekt politik  të quajtur partia demokratike italiane, më në krye ish-kryebashkiakun e Romës, Valter Veltroni u prezantuan si risia politike. Politika e re italiane. Përkundrazi ajo ishte vetë një makiazh politik i të majtëve për të fituar terren kundrejt Silvio Berluskonit dhe partisë së tij: Populli i lirisë.
Përtej këtyre çeshtjeve gjyqsore që i takojnë më shumë prokurorisë se sa gazetarisë një gjë duhet të thuhe qartët: që qëndra e majtë kishte raporte të dyshimta me mafiosë kamorristë, afaristë lokalë dhe me krimin e organizuar qysh nga dhjetë vjet. Ndërlidhja perverse midis politikës dhe biznesit të zi është tipike italiane. Akuzimi dhe arrestimi i katër këshilltarve dhe dy deputetëve nga ana e prokurorisë anti-mafia të napolit përflitej që nga shtatori. Kur një funksionar i policisw financiare nxorri sekretin e hetimeve që po bënte policia bashkë me prokurorinw e antimafias. Kataklizmi brënda të majtëve vjen në një moment delikat mbas humbjes së zgjedhjeve lokale në krahinën e Abruzzos.  Tabloja e të bërit politik në bashkitë e qëndrës së Italisë në dekadat e fundit është bërë gjithë gjol. E njollosur nga korrupsioni aktiv i këshilltarve bashkiakë dhe së fundmi edhe nga deputetë të zonave të prekuara nga epidemia e rryshfeteve. Viktima ka plot, disa e meritojnë disa jo, por morali  i qytetarve është vendosur në vend nga drejtësia. Purifikimi i partisë demokratike italiane do duhet kohë ta marri veten nga këto historira me hajdutë. Alternativa do ishte shpërbërja e partisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›