E Diel, 1 Nëntor 2026

Aferdita Dreshaj: Gabimet qe bej i kompensoj me palester Albina Gjergji



Cdo qellim qe i ka vene vetes deri me tani e ka arritur, por ambicia e saj nuk ka te ndalur. E fokusuar totalisht ne pasionet e saj, momentalisht, modelja dhe kengetarja e njohur, Aferdita Dreshaj gjendet ne Turqi per realizimin e nje tjeter seti fotografik, si imazh i markes se radhes turke. Nuk ka bere asnje dite pushim dhe me gjase nuk do te kete te tilla per te, pasi angazhimet e shumta nuk i kane lene kohe per t’u relaksuar si gjithe te tjeret. Megjithate prioritet per kengetaren mbetet puna cilesore, keshtu qe edhe per pak kohe kryefjale e diteve te saj do te jete PUNA. Pas lancimit te kenges “Superstar”, si dhe perfundimit te disa projekteve te tjera artistike, Dreshaj na zbulon pritshmerine qe ka pasur per to, raportin me muziken, koleget dhe veten. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter” ajo ndan me lexuesin edhe disa sekrete te vogla qe e kane bere te jete nje nder femrat me te lakmuara te ekranit dhe te tregut muzikor shqiptar.

Pas lancimit te kenges “Superstar”, me se po merreni Aferdita?

Per momentin gjendem dhe jam e angazhuar ne Turqi, ku po merrem me disa projekte dhe reklama ne fushen e modelingut.

Si ka qene pritshmeria e kenges deri tani? Komentet pozitive?

Mund te them me bindje te plote se, pritshmerite e mia jane tejkaluar. “SuperStar” eshte pritur shume mire, ne cdo koncert ku kam qene prezente gjate veres publiku e ka kenduar me mua. Jam me te vertete shume e kenaqur. Ishte dicka e re dhe ndryshe nga une.

Po komente negative ka pasur dhe si reagoni ne rastet kur lexoni, apo merrni te tilla?

Perpiqem qe t’i shmang, te mos i lexoj ato komente, por sidoqofte mendoj se duhen pranuar, per sa kohe behet nga njerezit. Prandaj jemi te tille, sepse mendojme ndryshe nga njeri-tjetri…

Ndonje kenge tjeter keni ne dore? Cfare konkretisht?

Kam disa materiale ne dore, por nuk mund te flas ende per dicka konkrete. Jam ne fazen e shqyrtimit. Me mire t’i le surprize, ne menyre qe t’i shijojme bashke, une dhe publiku.

Eventi i fundit i modes, ne te cilin keni marre pjese Aferdita?

Aktualisht jam ne Stamboll, shume e perfshire dhe shume e angazhuar ne disa evente.

Duket sikur jeni shkeputur paksa nga aktivitete te tilla. Ka ndonje arsye konkrete?

Perkundrazi, mund te them qe ky ka qene viti me i volitshem per mua sa i takon punes si modele. Kam nenshkruar shume kontrata te lakmueshme.

Ne setin e fundit fotografik, realizuar ne Turqi si imazh i nje marke veshjeje dukeni mjaft ne forme? Si ia beni qe ruani forma kaq te mira fizike? Merreni me palester dhe a i perzgjidhni ushqimet qe konsumoni?

Ha shume. Sigurisht jam pak selektive, por jo e semure. Gabimet qe bej i kompensoj pastaj me palester (qesh).

Keni mbajtur ndonjehere diete? Sa e veshtire eshte?

Kam provuar te mbaj diete, por nuk e kam zgjatur me shume se nje jave (qesh).

Pushimet e veres ku, me ke dhe si ia kaluat?

Besojeni, ose jo une nuk kam pushuar ende. Kam shfrytezuar oret bosh te paradites, ose drekes per te vjedhur ndonje rreze diell. Se fundmi kam qene ne Oher me nje shoqen time, po me shume per t’u relaksuar, sesa per te bere plazh.

E vecanta e kesaj vere per Aferditen?

Koncertet perballe fansave jane gjithmone te vecanta per mua.

Cfare vleresoni me shume tek nje mashkull Aferdita?

Te qenurit pozitiv, si dhe sinqeritetin.

Raporti juaj me koleget ne muzike? Keni hasur ne rivalitet ne kete fushe?

Absolutisht jo. Kam marredhenie shume te mira, korrekte me te gjithe artistet.

Po ne modeling?

E njejta gje vlen edhe ne fushen e modelingut. Miket e mia te ngushta jane nga bota e modes.

Ambiciet profesionale?

Jam shume e kenaqur me gjithcka kam arritur deri tani… Per momentin falenderoj Zotin cdo dite per gjithcka me ka dhene e po me jep. Per me pas, te shohim (qesh).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›