E Diel, 1 Nëntor 2026

Kivanc Tatlitug: Jeta ime jashte ekranit, pertej “Kuzey-t” dhe roleve te tjera

Kivanc Tatlitug, apo sic njihet me se shumti ne Shqiperi, Kuzey eshte padyshim nje nga personazhet me te dashur te telenovelave te turke qe transmetohen ne ekranet shqiptare. Kuzey, eshte nje nga protagonistet dhe karakteret me te spikatura te serialit “Kuzey & Guney”, i cili transmetohet cdo mbremje ne oren 20:05 ne ekranin e televizionit Klan. I vleresuar si nje nga prodhimet me te ndjekura ne Turqi, Greqi, Maqedoni, Shqiperi, etj. “Kuzey & Guney” duket se ka pushtuar zemrat e te gjithe teleshikuesve shqiptare. Nje histori dashurie plot peripeci, dilema, intriga, pasion, sfida dhe udhekryqe, ky serial ka rrokur rreth vetes numrin me te madh te audiences, duke u bere keshtu “konkurrent” me i forte i serialit te meparshem, “Ezel”. Nese doni te njiheni me Kuzeyn jashte ekranit, ne intervisten e meposhtme dhene per mediat turke, ai rrefen jeten e tij, rolet e interpretuara, karakterin, familjen dhe dashurine...

Ne oferten tuaj te pare, pavaresisht se ju propozua roli kryesor hezituat ta pranonit. Perse?

Ne ate moshe kisha filluar t’i fitoja vete parate e mia, keshtu qe fillova me modelingun, por nuk me pelqente shume. Me ane te tij nuk mund te shprehja veten plotesisht. Nga ana tjeter asnjehere nuk kam menduar qe nje dite do te behesha aktor. Irfan Sahin me tha atehere, “Dua qe te behesh aktor. Kam serialin “Gumus”, lexo skenarin do te te pelqeje...”! Ai me kerkoi qe te zgjidhja mes rolit kryesor, pra Mehmetit dhe kusheririt te tij, pra nje rol tjeter dytesor. Ai me tha se mendonte se kisha talent.

Dhe cfare ndodhi?

Me kerkoi qe te merrja nje vendim brenda dy ditesh. Shkova ne shtepi lexova skenarin, shfletoja faqet dhe shihja qe ishte kudo Mehmeti. Mehmet ishte ne cdo skene. I thashe vetes, “Do ta bej, por si ta bej?”. Kur pashe personazhin e Berk, kusheririt te tij ai kishte maksimumi 10 skena ne episodet e tij te para. Mendova qe si fillim te mesoja punen nga njerez me eksperience, keshtu qe preferova te filloja me nje rol te vogel. Shkova te zoti Irfan dhe i thashe: “Me pelqen personazhi i Berk, dua te luaj ate”. “Jo, jo ti do te luash Mehmetin” tha ai. Insistova, por Irfan me thote, “Shume njerez do te donin te ishin ne vendin tend tani. 99 % e njerezve do te zgjidhnin rolin kryesor menjehere. Per kete arsye ti do te luash Mehmetin”, tha ai. Nuk do ta harroj kurre skenen e pare, isha me te vertete i emocionuar.

Tani eshte pakesuar ky emocion?

Jo dhe nuk do te pakesohet kurre.

Te gjithe jane duke folur per performancen tende te suksesshme ne “Kuzey Guney”, cili eshte sekreti i permiresimit te vazhdueshem?

Jam rritur, kane kaluar 9 vjet nga seriali im i pare. Tani une gezohem me vogelsira. Jam i lumtur me karrieren time, fokusohem ne studime. Gjithashtu i kushtoj rendesi edhe familjes, miqve. Kam nje qen qe e quaj femija im, emri i tij eshte Paris.

Kur dicka te shqeteson, apo te ben te ndjehesh mire me ke e ndan?

Une ndaj gjithcka me kedo ne familjen time, babane tim, nenen, vellezerit dhe motrat. Te gjithe jane shume te embel, te ngrohte dhe kemi nje marredhenie miqesore. Nuk do te ndjeheshim mire, nese nuk do te flisnim me njeri-tjetrin ne telefon cdo dite. Te gjithe vellezerit dhe motrat e mia jane te martuar, keshtu qe jam xhaxha dhe daje.

Cili eshte avantazh i rritjes ne nje familje e madhe?

Pasuria me e madhe e botes eshte familja. Avantazh eshte mire qe jam rritur ne nje familje te madhe me shume femije. Nese nje dite do te martohem dua te kem shume femije. Shume nga miqte e mi jane femije te vetem. Kur ata na bashkohen, behen njerezit me te lumtur midis nesh. Situata ne shtepi eshte kjo: ne cdo dhome degjohen zera, te qeshura, diskutime. Cdo cep i shtepise eshte plot jete. Une kam nje moter me te vogel, motra me te medha dhe vellezer me te medhenj.

Suksesi dhe fama jane ne qender te interesit te njerezve dhe pavaresisht kesaj ju keni mbetur i njejti...

Kjo lidhet ne nje fare menyre me menyren se si jam rritur. Per mua, nese ti sheh filmin tim dhe e pelqen eshte fat i madh. Qekur kam qene femije gjerat e thjeshta jane mjaftueshem per mua. T’i vleresoj gjerat me perpara nuk eshte tipi im. Nese me pelqen dicka shkoj drejt saj si nje femije. Nuk kerkoj asgje tjeter, kjo me ngop. Ndonjehere nuk me besohet qe njerezit flasin aq shume per mua, nuk e kam imagjinuar kurre nje gje te tille.

Le te flasim per “Dream Butterfly”...

Eshte nje kast i shkelqyer. Mert Firat, Belcim, Farah Zeynep Abdullah, Ahmet Mumtaz Taylan, Taner Birsel, i tere ekipi eshte i mrekullueshem. Yilmaz Erdogan shkroi nje skenar te shkelqyer. Mert Firat me motivoi qe te jem shume miqesor dhe pozitiv. Faleminderit te gjitheve. Kemi kaluar shume moment magjike pas kamerave. Kisha vite qe nuk kisha bere nje film.

Cfare keni pritur?

Nuk dua te keqkuptohem, natyrisht qe kam pasur shume oferta, por atehere nuk mund te fokusohesha 100 % ne nje film. I jam shume mirenjohes Jilmaz Erdogan per kete mundesi. Si nje person qe ndjek letersine dhe poemat dhe madje edhe shkruaj disa, ndjehem pak me turp qe nuk i kam njohur keta poete te mrekullueshem deri tani. Jam i lumtur qe pata mundesine t’i njoh fale filmit. Nga jeta e tyre me te vertete qe meson shume. Ata arrinin te jetonin te lumtur ne varferi, pa teknologji.

Ju pelqen teknologjia?

Sinqerisht telefonat dhe kompjuteret nuk me japin ndonje kenaqesi. Mendoj se, vetem shkelin privatesine. Nuk jane asgje me shume, sesa instrumente elektronike.

Do ju pelqente te jetonit ne nje epoke pa teknologji?

Do te doja te jetoja ne epoken e letrave, eshte kontakti me intensiv. Ne te kaluaren time kam shkruar shume letra dhe gjithashtu kam marre shume. Deshira ime me e madhe, pasi te mbaroj serialin eshte qe te mbyll telefonin dhe te shkoj me pushime ne nje vend ku nuk ka vale dhe ku asnje nuk me njeh.

Eshte shume e lehte te besh kete qe the dhe te fikesh telefonin...

Do te isha shume i lumtur, nese do te ktheja endrren ne realitet.

I besoni intuites tuaj?

Shpeshhere. Ky eshte fati im me i madh. Une jam shenja e akrepit, nuk jam i interesuar per horoskopin, por me sa kam degjuar, akrepat kane nje intuite shume te forte, ashtu si merimangat kur ndjenje rrezikun. I ndjej keto gjera dhe arrij t’i kuptoj njerezi nga syte e tyre.

Juve nuk ju pelqen te flisni, preferoni te heshtni. Pse?

Sot po flas shume, por zakonisht me pelqen heshtja. Dua qe ta shfaq veten duke punuar, ne vend qe te flas. Ndonjehere fjalet mund te keqkuptohen.

Edhe heshtja gjithashtu mund te keqkuptohet?

Sigurisht. Deri tani une jam i njejti djale i turpshem, njerezit nuk kane te drejte te jene aq te afert me privatesine time, vetem sepse jam i famshem. Ata me shikojne ndryshe, sikur te kisha tre duar, apo te vija nga nje planet tjeter. Si cdo njeri tjeter, une mbaroj punen time shkoj ne shtepi. E kam kete te drejte, qe te beje cfare te dua. Nuk do te lejoj askend qe te me prishe privatesine, pervec familjes sime.

Keni ndonje projekt tjeter ne kinematografi?

Kam shume endrra dhe deshira. Ne dy vitet e fundit kam shkruar tre skenare te bazuar ne histori reale. Njeri prej tyre eshte drejt fundit. Do te me pelqente qe te xhiroja nje prej tyre ne te ardhmen.

Cila eshte gjeja qe do te bente te largoheshit prej dikush?

Genjeshtra.

Mund t’ia thuash ne fytyre qe po genjen?

Nese eshte i dashur per mua ia them. Nese njoh dike dhe e trajtoj si mik dhe me pas zbuloj se ai ka filluar te me genjeje, nuk ndertoj nje marredhenie me te. Dua qe njerezit qe me rrethojne te jene te ndershem dhe te drejtperdrejte.

Cfare ju pelqen me shume tek nje femer, cfare vlereson?

Femrat qe nuk bejne shume make-up, te thjeshta dhe nese eshte e mundur, qe nuk veshin taka te larta. Me pelqejne te jene natyrale qe i rregullojne floket vete cdo dite. Nuk me pelqejne femrat, qe duken sikur kane dale nga salloni i bukurise qe ne tete te mengjesit, por kam respekt per kedo. Ky eshte opinioni im. Pak, ose pa-make up, fytyre natyrale, thjeshtesi keto jane te preferuarat e mia.

Cfare tjeter nuk ju pelqen?

Obsesioni ndaj markave, me duket i cuditshem dhe qesharak. Kam dyshime per njerezit qe veshin firma qe nga koka deri tek maja e gishtit. Me pelqejne kepucet e dores se dyte, sidomos ato evropianet. Nuk po them se vesh kepuce te dores se dyte, por me pelqen pamja e tyre. Njerezit nuk duhet te veshin marka, ose veshje shume te shtrenjta. Duhet t’i japesh vlere asaj qe vesh dhe jo ajo qe vesh te te jape vlere ty.

Qe te jesh i lumtur ne jeten tende duhet te jesh i dashuruar?

Une jam i lumtur me pranine e njerezve qe dua. Me mjafton te jem i lumtur me njerezit qe dua, miqte dhe familjen. Nuk jam i lumtur kur shkoj ne shtepi dhe Paris eshte i semure, nese qendroj larg njerezve qe dua. Kjo do te bente te palumtur.

Mediat jane zotuar qe t’ju martojne. E komenton familja juaj, nena juaj, kete ceshtje?

Familja ime, prinderit e mi jane te sjellshem ne kete drejtim. Nuk kane sanksione, por mund te kene pritshmeri. Zakonisht ne nuk flasim per kete edhe pse eshte e natyrshme qe ata duan qe te martohem dhe te kem femije. Shpresoj qe nje dite te ndodhe. Nuk eshte njesoj si te shkosh ne market dhe te blesh dy kile domate, nuk eshte dicka qe porositet. Ne ne fund te fundit jetojme fatin tone.

Beson ne fat?

75 % e trupit tone eshte uje. Nese hedh dike qe nuk di te notoje ne uje, ai do te zhytet, sepse ka frike nga uji. Ai godet ujin dhe perpelitet dhe kjo e zhyt, por nese ai e le veten te qete dallga do ta nxjerre ate ne siperfaqe. Gjithmone e kam besuar kete.

Gjithmone e ke menduar keshtu?

Natyrisht qe jo. E kam mesuar, pasi luftova per pak kohe dhe u lendova. Lumi eshte i rrembyer, ai e di destinacionin e tij, keshtu qe qetesohu, sepse do te arrish atje ku do pas 3 ndalesash. Ndonje fuqi do te te coje atje.

Shume njerez mendojne se do te jeni shume te suksesshem ne Hollywood. Keni plane per kete?

Une mendoj se bota nuk rrotullohet rreth Hollywood-it. Shume regjisore evropiane, te cilet punojne aty jane gjithashtu shume te zote. Une gjithashtu do te doja te punoja me ata regjisore evropian. Hollywood mund te jete nje shans i madh per mua, po jam i kenaqur deri tani. Nese do te kem nje oferte nga Hollywood, do ta merrja ne konsiderate, nese nuk do te me pelqente nuk do ta pranoja. Nuk ka rendesi nese eshte Hollywood, apo Evrope. Me e rendesishmja eshte skenari, regjia e mire, aktoret.

Mendoni se ju jeni nje njeri me shume fat?

Po, jam me shume fat. Une jam me fat, sepse kam besim dhe nuk do ta humbas ate ne asnje menyre.

Cfare mund te thoni per performancen tuaj ne “Kuzey Guney”? Eshte Kuzey nje mashkull ndryshe?

Ne fakt jo. Ai eshte maco, nje djale i ri, keshtu qe nuk di se si ta quaj, ai eshte shume normal. Me pelqen Kuzey jam i lumtur qe e interpretoj ate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›