E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita Dreshaj çmend Maqedoninë, më e preferuara e kopertinave



Blerand Rexhepi

U shfaq në skenën shqiptare fillimisht si modele ndërsa së fundi dhe si këngëtare. Afërdita po tregon se është një vajzë seksi por “fatkeqësisht” e fejuar dhe gjinia mashkullore mundet vetëm të shikojë hiret e saj femërore dhe ta lakmojë një femër si ajo. “Njihem si femër shumë e thjeshtë, por si pjesë më seksi në trupin tim them se kam këmbët dhe gjoksin, për të cilat gjinia mashkullore gjithmonë më ka komplimentuar”, thekson modelja. “Më seksi ndihem me pantallona të shkurta... Më pëlqen të nis makinën si e çmendur, më përshtatet Lamburgini”, tregon Afërdita. Arta dhe Kaci e kanë transformuar atë në disa imazhe të ndryshme që i përshtaten për mrekulli. Disa foto nga klipi i këngës “Shumë trafik”, për lexuesit po i publikojmë ekskluzivisht edhe ne.

Në Shkup shumë shpesh, prej Shpatit
Kohë më parë treguam se këngëtari Shpat Kasapi po bënte relax pranë të fejuarës në Shtetet e Bashkuara, kurse këtë radhë po ndodh e kundërta, Afërdita Dreshaj po qëndron në Shkup tek i fejuari. Përveç disa ditë pushimi, modelja e njohur këtë periudhë po e shfrytëzon edhe për punë. Sapo ka përfunduar xhirimet e klipit më të ri të këngës “Shumë trafik”, të cilën e prezantoi gjatë festave të fundvitit. Ndryshe nga disa klipe të realizuara më herët, në këtë të fundit ajo duket shumë më ndryshe. “Jam munduar të dukem më ndryshe nga klipet e para, këtu jam me flokë të shkurta, stil ndryshe dhe më bjonde, fotot pasqyrojnë më mirë ndryshimin”, tregon për “Panorama plus”, Afërdita Dreshaj.

AFëRDITA ME REGJISOR KROAT
Ka vendosur të merret seriozisht me muzikë dhe gjatë stinës së verës pritet të hedhë në treg dhe albumin e parë. Për realizimin e klipit të fundit ajo ka bashkëpunuar me regjisorin kroat, Dario Jankoviè. Skenat e klipit janë realizuar në qytetin e Manastirit të Maqedonisë, më saktësisht në teatrin kombëtar të këtij qyteti dhe në kafe bar “Famouse”. “Ditën që është xhiruar klipi filloi të bjerë borë, imagjinoni një mars me borë, ndërsa po atë ditë kishim vendosur të xhirojmë. Kemi punuar në të ftohtë dhe nuk jemi dorëzuar”, thekson Dreshaj. Ndërkohë që i është dashur të udhëtojë drejt Manastirit nga Prishtina së bashku me Artën dhe Kacin, ata kanë humbur rrugën duke bërë xhiro për disa orë rresht. “Isha në makinë me Kacin dhe Artën. Humbën rrugën për në qytetin e Manastirit pasi Shpati nuk ishte me ne dhe na priti atje. U vonuam shumë dhe nga Shkupi deri në Manastir rruga na zgjati 7 orë, kurse normalisht ky udhëtim zgjat vetëm 1 orë e gjysëm”, thekson duke buzëqeshur Afërdita.

Në SHëNJESTëR Të
TABLOIDëVE MAQEDONAS
Përveç punës së klipit dhe relaksit pranë të fejuarit, modelja ka pasur një paraqitje tepër intensive në Shkup. Ajo ka qenë në shënjestër të mediave dhe tabloidëve maqedonas, duke pozuar për revista dhe gazeta të ndryshme atje. Imazhi i bukur femëror i Afërditës ka lënë pa fjalë fotografët maqedonas, ndërsa redaktorët e mediave të shkruara atje kanë vendosur në kopertinë fotot e Afërditës duke e prezantuar si një ndër femrat më seksi të skenës shqiptare. “Krema” dhe “1E” janë disa nga magazinat e njohura për të cilat ka pozuar Afërdita. Padyshim një marketing i lakmuar ky për çdo artist.

NJë NATë ROMANTIKE Në ATHINë
Shpati viziton shpesh shtetin grek shkak i koncerteve. Ai ka qenë disa herë i ftuar në një nga emisionet televizive më të ndjekura atje. Për festën e “Shën Valentinit”, çifti ka qëndruar në Athinë duke kaluar disa ditë romantike. “Shpati kishte rezervuar një dhomë në një hotel në Athinë. Si befasi ai më dërgoi në atë dhomë, në të cilën ishte një shtrat i mbuluar me lule të bukura. Kaluam disa momente tepër të këndshme në shoqëri të shampanjës”, tregon Afërdita.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›