E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita Dreshaj i kërkon Shpatit shpi në Tiranë

Është një ndër femrat më të bukura në ekranet shqiptare. Linjat e saj trupore kanë tërhequr gjithmonë vëmendje. Fjala është për këngëtaren dhe modelen e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj. Sapo ka realizuar kripin, në bashkëpunim me “Max Production” për baladën “Qyteti hesht”. Klipi është realizuar dhe po presim të dalë shumë shpejt. Këtë radhë, me një baladë R&B “Qyteti Hesht”. Kjo këngë flet për një dashuri të humbur, dhe kërkon si e çmendur gjithë qytetin dhe nuk po e gjen. Dhe së fundmi, ajo është gjithmonë e më shumë në Tiranë, arsyen tanimë e thamë, por duket se ka dhe një më shumë. “E daaaaaashuroooooooj Tiranën! Dua të jetoj këtu! Këtë ja kam kërkuar edhe Shpatit!” thotë këngëtarja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›