Big Mama: Unë nuse me dimije
Big Mama, siç e njohim të gjithë, ka kaq shumë gjëra për të treguar saqë ca rrallë gazete nuk mjaftojnë. E gatshme gjithmonë për t’u përgjigjur, me humorin në buzë, këngëtarja e njohur pranon se ka hyrë një mashkull në jetën e saj, megjithatë është ende konfuze për statusin aktual. Megjithatë ka një imazh për mashkullin ideal, me të cilin do të martohej: “Mashkulli im ideal duhet të ketë karakter të fortë, të jetë i moralshëm, i drejtë, me një fjalë të jetë burrë. Me një të tillë, normalisht që do e mendoja dhe martesën” - shprehet Big Mama për mediat kosovare. Ndërkohë, veten nuse e imagjinon me dimija, tipike nuse tradicionale.
Por për momentin, ajo ndodhet në Turqi ku inçizon këngët e reja në gjuhën turke. Kështu ajo synon që pas tregut shqiptar të arrijë edhe tregun turk. Tashmë gjithçka e ka aty ku duhet dhe parashtesa BIG duket se nuk i shkon më vajzës elegante. Kur e pyet se kush është pyetja e parë që i bëjnë, kur e shohin aq elegante, përgjigjet: Çfarë diete ke bërë?. Së fundmi, me lukun e saj ajo ka marrë dhe një ftesë si prezantuese. Ka qenë pikërisht Joni Peçi, i cili i ka bërë ofertën për të qenë prezantuese e spektaklit Supermodele. Një fakt që ajo vetë e pranon, por që akoma nuk është diskutuar për detaje. Ajo ka një eksperiencë si prezantuese për gati 3 vite me radhë në “Alsat” me emisionin e saj ‘Mama’s big show”, ku ka pasur shikueshmëri të madhe dhe ka qenë shumë e suksesshme.