Afërdita: Meshkujt kanë frikë nga femrat e fuqishme

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, vazhdon qendrimin ne Shtet e Bashkuara te Amerikes.
“Për momentin gjendem në Nju Jork, kam koncerte këtu, pastaj do të iki në Atlanta për një punë modelingu, për të vazhduar në Miami, ku kam agjencinë time të modës që më pret me mjaft angazhime. Dhe, ëmbëlsira vjen e fundit, në Shqipëri për një këngë, klip dhe kontratë të re!", ka thene Aferdtia per mediat shqiptare, duke shtuar:
"Shpeshherë arti ka pozicione jo të rehatshme, por këto janë gjërat që duhen sakrifikuar për të qenë një person publik dhe që të mos ndalosh”.
Bukuroshja e njohur, e cila gjate karrieres ka pasur pervoja te ndryshme, ka treguar se zakonisht fal gabime. Edhe meshkujt që i dashuron ua fal një gjë të tillë, ndërsa edhe te miqtë lëshon pe. “Nëse i quaj miq, atëherë duhet t’i fal dhe duhen harruar shumë gjëra. E, nëse dua një mashkull, vlen po e njëjta gjë! Jam njeri që fal gabime”.
Por nëse ekziston bindja që meshkujt u frikësohen femrave të fuqishme, Afërdita pohon se po. “Ekziston. Në momentin kur femra bëhet më e fuqishme se një mashkull, ndodh që mashkulli të ketë frikë, sepse ai do që të jetë vetë në pushtet”. /Indeksonline/