PSY me koncert e videoklip ekstravagant

Këngëtari koreanojugor, PSY zhvilloi sot në Seul një koncert ekstravagant , që u transmetua drejtpërdrejt në "YouTube", ku paraqiti gjithashtu këngën e tij më të re, "Gentleman", pas videos të suksesshme, "Gangnam Style".
Psy, emri i vërtetë i të cilit është Park Jae-Sang, mbajti ne kembe per disa ore, rreth 50 000 admirues të pranishëm në këtë koncert, që u zhvillua në stadiumin e Seulit. /Indeksonline/