E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindita Kodra, kampionia e fundit në EuropëLindita Kodra është kampionia e fundit europiane që ka nxjerrë Shqipëria në qitje. E ka fituar medaljen e artë në Granada të Spanjës në vitin 2007

Rrjetet sociale:

Lindita Kodra është kampionia e fundit europiane që ka nxjerrë Shqipëria në qitje. E ka fituar medaljen e artë në Granada të Spanjës në vitin 2007. “Ka shumë vite që stërvitet, - thotë sekretari Mikerezi, - Lindita ka qenë prej vitesh me ekipin e Laçit. Por, megjithëse ishte qitëse e talentuar, kishte bazë teknike dhe evidentohej në garat kombëtare, Kodra, për fatkeqësinë e saj në atë kohë, për shkak edhe të biografisë së keqe, siç konsiderohej atëherë, iu privua e drejta për të konkurruar në atë kohë jashtë shtetit. Mbas viteve 1990 ajo meritoi vendin që i përkiste. Në Lojërat Olimpike të Barcelonës të vitit 1992, Lindita morri pjesë në testin paraolimpike doli e teta, por nuk kaloi normën e pikëve. Pasi fitoi medaljen e artë në Granada të Spanjës në vitin 2007, ajo morri pjesë në kupat e Botës në Zvicër, Kinë e Gjermani, përpara se të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Kinës. Në ‘Pekin 2008’ ajo u përball me me sportiste që zhvillojnë shumë gara ndërkombëtare gjatë një viti. Në garën e fundit të zhvilluar në Elbasan para pak ditësh, Lindit Kodra arriti një rezultat të nivelit ndërkombëtar: 588 pikë. “Me këtë rezultat në çdo aktivitet ndërkombëtar, evropian dhe botëror, pretendon për medalje”, - tha sekretari i Federates se Qitjes, Koço Mikerezi.

Punë titanike

Koço Mikerezi i njeh nga afër katër kampionet shqiptare të Europës, si Elisabeta Karabollin, Ermira Dingun, Emanuela Kolën për të reja në vitin 1981 dhe së fundi me Lindita Kodrën. “Karabolli u rrit gradualisht, nga vendi i tretë, më pas nënkampione dhe së fundi kampione e Europës në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 1979”. Por cila ka qenë më e kompletuara? “Që të gjitha këto, përderisa arrijnë në ato nivele kanë qenë të kompletuara. Nuk mund të konkurrosh e të shpallesh kampione e Europës, e të mos jesh e kompletuar. Është një punë disavjeçare titanike që ato kanë bërë”, - thotë Mikerezi. “Shumë prej tyre kanë qenë vetëm një pikë larg rekordit botëror, pavarësisht se mund të dilnin kampionë Ballkani. Është interesante, se para viteve 1990 duke pasur shumë sportistë të nivelit të lartë nuk na dukej edhe ndonjë çudi e madhe, por tani që i kemi me kokrra duhet t’i ruajmë fort. Kur vinim me 20 medalje nga kampionatet ballkanike na dukeshin shumë pak”.  

Numri i klikimeve - 203
  E Marte, 03 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›