E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita bashkohet me Shpatin?

Afërdita Dreshaj në mënyrë sensacionale ka bërë aludimin më të madh se mund të jetë bashkuar me ish të fejuarin e saj, këngëtarin Shpat Kasapi.

Aludimi i jashtëzakonshëm ka ardhur nga vet Afërdita, e cila momentalisht po e promovon videoklipin e saj të ri “SuperStar” në bashkëpunim me Lumi B.

Në rrjetin social Facebook ishte Afërdita që ka publikuar një fotografi nga promovimi i klipit, ku shihej një imazh i një prej sekuencave të videoklipit të ri, ku shihet se Afërdita puthet nga një mashkull që ngjason me Shpatin në format të një reviste, transmeton Telegrafi.

Afërdita e ka fshirë këtë postim pas 15 minutash qëndrimi në profilin e saj në Facebook.

Videoklipi ende nuk është publikuar në YouTube për fansat, por ajo ka arritur që të ngrisë kurreshtjen e madhe nëse lajmin për ribashkimin me Shpat Kasapin e ka lënë për t’u zbuluar në videoklipin e ri.

Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi ishin të fejuar për dy vjet, para se të shpërthente skandali i fotove të Afërditës me Leonardo Di Caprion, i cili ishte dhe një prej arsyeve të ndarjes së tyre.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›