''Datagate'', Obama: Do t'u përcjellim aleatëve informacionet e kërkuara
SHBA - SHBA-ja do t'u përcjellë të gjithë aleatëve të saj evropianë "informacionet e kërkuara" mbi veprimtarinë e spiunazhit elektronik, për të cilin akuzohet një agjenci amerikane me përfaqësi në Uashington dhe OKB,- deklaroi sot presidenti amerikan Barack Obama në Dar es Salaam.
''Uashingtoni po vazhdon shqyrtimin e përmbajtjes së artikullit të së përditshmes britanike ''The Guardian'', ku citohen dokumente të siguruara nga ish-konsulenti i NSA-s, Edward Snowden dhe SHBA-ja do të ketë një komunikim të mënyrës së duhur me aleatët e saj'', theksoi Obama në Tanzani.
(er.nu/BalkanWeb)