E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet kazinoja në Tiranë, agresorët largohen me motorr

TIRANË - Një kazino ka rënë pre e grabitjes në orët e vona të ditës së hënë në rrugën ‘Irfan Tomini’ në kryeqytet. 

Nga hetimet paraprake mësohet se grabitja është kryer nga dy persona, të cilët janë larguar me shpejtësi me motorr.

Punonjësit e kazinosë shprehen se dy grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e armëve. Ende nuk bëhet e ditur shuma e grabitur.

Policia ka nisur hetimet e menjëhershme për identifikimin e dy autorëve të grabitjes.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›