E Diel, 1 Nëntor 2026

VV, Konjufca u kërkon falje ambasadorëve

PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar falje të gjithë diplomatëve të huaj, të cilët e kanë ndjerë veten në siklet nga turma e njerëzve në protestën 27 qershorit.

Deputeti Glauk Konjufca tha se qëllimi i lëvizjes nuk ka qenë uzurpimi i Kuvendit, por parandalimi i ratifikimit të asaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Ai ka pranuar se ndoshta atë ditë mund të jenë bërë edhe gabime.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi i ka quajtur veprime të papjekura dhe të pa matura ato të Vetëvendosjes. Për shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci veprimet e Vetëvendosjes nuk mund të quhen ndryshe veçse veprime me elemente të uzurpimit apo grushtit të shtetit.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›