Sallaku: Partizanin nuk e ngatërrova me politikën
Nuk ka fituar në garën elektorale dhe nuk do të jetë deputet i Parlamentit të ardhshëm të Shqipërisë, por Lulzim Sallaku nuk mërzitet për këtë, ndoshta edhe për një arsye tjetër, ka një projekt të madh për të zbatuar. Nuk është pak, bëhet fjalë për rikthimin e Partizanit në elitë, mes më të mirëve të futbollit shqiptar, duke dashur të rikthejë lavdinë e viteve të mëparshme. Dhe pa mbaruar mirë zgjedhjet e 23 qershorit, Partizani ka kryer edhe blerjet e para, ndërsa bashkë me blerjen e djeshme, shkon në 6 për momentin, por Sallaku ka një vizion tjetër, të cilin e tregon në intervistën dhënë për “Gazetën Shqiptare”…
Nuk mundët të bëheni deputet, edhe pse ju jeni president i Partizanit…?
Edhe përpara fushatës elektorale e kam deklaruar se për asnjë moment nuk do të përdorja emrin e Partizanit. Kandidimi im në qarkun e Beratit është rrjedhojë e angazhimit personal timin në vendlindje, ashtu siç kam kandiduar edhe më parë, para se unë të isha president i Partizanit. Nuk ka qenë në qëllimin tim pjesëmarrja me çdo kusht në parlament. Po të ishte ashtu, kandidoja në Laprakë, aty ku ka me shumicë tifozë të Partizanit. Por për asnjë moment të vetëm nuk e përdora ekipin e zemrës.
Nëse do të bëje fushatë me emrin e Partizanit, do të fitoje?
Siç ju thashë, nuk më ka shkuar kurrë ndërmend. Nuk mund ta ngatërroja ekipin që drejtoj me politikën. Fanella e kuqe është e rëndë dhe nuk mund të abuzoja me këtë legjendë të futbollit shqiptar për një mandat, aq më tepër, që nuk ishte me çdo kusht për mua të qënit deputet.
Menjëherë pas 23 qershorit, keni nxituar për blerjet e para, teksa keni blerë futbollistë të rinj kryesisht...?
Të gjithë e dinë që ne kemi një projekt ambicioz. Nëse synimi ynë i parë përfundoi me sukses, që ishte ngjitja në Superiore, tani na pret një punë edhe më e madhe. U kemi premtuar tifozëve rikthimin e Partizanit, që do të thotë jo thjesht pjesëmarrje në Superligë, por një ekip dinjitoz, me një bazë të fortë, për të arritur pastaj te sukseset e mëtejshme. Duke u nisur nga kjo, kemi bërë blerjet e para dhe mosha e re do të thotë që ne nuk mendojmë thjesht për një sezon. Nuk duam të sjellim thjesht emra dhe vitin e tjetër të ikin. Jo më kot jemi duke ndërtuar kompleksin stërvitor, pa harruar ngritjen e akademisë, që do të jetë fidanishtja numër një dhe më shumë se 50% të futbollistëve do t’i marrim aty. Jo vetëm që do të kursejmë, por do të rikthejmë legjendën, ashtu siç i ka hije.
Tifozët pyesin se çfarë objektivi ka këtë sezon Partizani, ju si do t’u përgjigjeshit?
Për të qenë koherent, natyrisht që edhe unë do të doja të shpalleshim kampionë që në sezonin e parë, por sigurisht që nuk do të heqim dorë menjëherë. Në bazë të ecurisë do të vendosim objektivat tona, që natyrisht nuk do të jetë thjesht mbijetesa, kemi më shumë ambicie. Mendoj se Partizanin e madh do ta shihni pas dy vjetësh, jo vetëm pretendent, por me siguri kampion.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)