Afganet, 7 mije USD per ne BE, kapen ne Shqiperi
Artan Cena
TIRANE - Te nisur qe nga Afganistani per te ikur ne Bashkimin Evropian, shtate afgane e kane perfunduar udhetimin e tyre, ne Shqiperi. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, te cilat bene te ditur se 7 klandestine me kombesi afgane, jane kapur nje dite me pare pasi u zbuluan ne autostraden Tirane-Durres, ndersa udhetonin me nje kamion me targa te Turqise, qe kishte destinacion, Italine. Burimet thane se, te ndaluar jane Nader Zarif Dari, 15 vjec, Rasoolhan Zamanhan Maroufhel, 19 vjec, Nashiri Rahman Naziboula, 21 vjec, Sultangani Umar Leerkhan, 19 vjec, Ulla Sherinkhan Shaker, 23 vjec, Sarahmet Husein Husein, 21 vjec dhe Seringol Omargol Marufhel, 21 vjec.
Rruga
Shtate afganet ishin nisur nga vendi i tyre ne kohe te ndryshme dhe kishin paguar 7 mije dollare secili, per te shkuar ne shtetin grek. Ata kishin ndjekur itinerarin Afganistan, Pakistan, Iran, Turqi, Greqi (Selanik), por me te mberritur ne Selanik, u kapen nga Policia vendase, qe vendosi deportimin e tyre. Pasi kane shkuar ne Selanik ata jane kapur nga policia vendase dhe autoritetet perkatese helene, kishin marre vendim per deportimin nga shteti i tyre. Nga deklarimet e ketyre personave, eshte bere e ditur se, pas ketij vendimi te autoriteteve greke ato kane arritur qe fshehurazi te hipin ne nje kamion me targa te Turqise, me destinacion Italine.
Ndalimi
Por shoferi i kamionit pasi i ka konstatuar, i ka zbritur me force nga kamioni ne autostraden Tirane-Durres. E ketu i ka gjetur dhe policia e kryeqytetit. Keta te fundit jane njoftuar nga banoret e zones, ku jane zbritur ata. Pasi jane gjetur ata jane shoqeruar per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes. Aty jane marre ne pyetje, ne lidhje me destinacionin e tyre dhe rrugen qe kishin ndjekur per te ardhur deri ne vendin tone. Policia tha se, per kete rast jane kryer veprimet procedurale nga seksioni Kunder Trafiqeve prane Drejtorise se Policise Tirane. Nderkohe qe te lartpermendurit se bashku me dokumentacionin e tyre, i kaluan per veprime te tjera sektorit te Migracionit dhe Kufirit.
Pagesa
Policia tha se keta te 7, ishin nisur nga Afganistani ne kohe te ndryshme dhe kishin paguar 7.000 dollare secili, per te shkuar ne shtetin grek. Ata kishin ndjekur itinerarin Afganistan, Pakistan, Iran, Turqi, Greqi (Selanik).