Trafiku i klandestineve, prokuroria kerkon 52 vjet burgim
Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar dje, denimin me 52 vjet burg dhe 33 milione leke gjobe per pese te pandehurit, e akuzuar per trafik te klandestineve. Prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates, shpalljen fajtore dhe denimin e dy te pandehurve Pellumb Guri dhe Irfan Dalipaj, me nga 11 vjet dhe 7 milione leke gjobe secili. Per dy te pandehurit Bardhi Proda dhe Nino Tushe, akuza kerkoi denimin e tyre me nga 10 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe. I fundit i grupit Resul Cela, rrezikon denimin e tij me 10 vjet dhe 7 milione leke gjobe. Te pandehurit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Butrinti" ne daten 21 korrik te vitit te kaluar. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka rezultuar se te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin, trafikonin persona dhe klandestine ne drejtim te Greqise kundrejt shumave, qe varionin nga 1.000-1.500 euro. Nga hetimet ka rezultuar se te pandehurit kane mbledhur grupe klandestinesh ne Tirane, Lushnje, Sarande, Korce e Vlore, dhe me pas i kane derguar per ne zonen e Konispolit ne Sarande, qe ka qene edhe pika e kalimit. Ne konkluzionet e tij, prokurori theksoi se i pandehuri Resul Cela ishte personi kryesor qe drejtonte klandestinet ne terren, duke marre edhe udhezimet perkatese nga i paralizuari Pellumb Guri, i cili drejtonte veprimtarine nga karroca, permes bisedave ne celular. Irfan Dalipaj grumbullonte klandestinet ne Tirane dhe Nino Tushe ne Gjirokaster.
Trafiku
Nga prilli i vitit te kaluar deri ne momentin e arrestimit, te pandehurit kane mundur te organizojne pese grupe, me nje numer total prej 72 personash. Te gjitha grupet kane deshtuar ne kalimin e kufirit grek, pasi jane kapur nga policia duke qene se organizatoret vezhgoheshin nga hetuesit e policise dhe te prokurorise, nepermjet pergjimeve telefonike dhe ambientale.