Shtyhet procesi "Durres-Kukes", avokati raport mjekesor
Gjykata e Larte ka shtyre dje, rekursin e prokurorise per vendimin e marre mbi hetimet ndaj ministrit te Jashtem Lulzim Bashes. Avokati i ministrit Basha, Zef Nikaj nepermjet nje njoftimi i bente me dije gjykates, se ishte i semure dhe nuk mund te paraqitej ne procesin e djeshem. Po ashtu mbrojtja i kishte paraqitur nje raport mjekesor gjykates, qe vertetonte gjendjen e tij shendetesore. Pavaresisht ketij raporti, prokuroret e ceshtjes kane shpjeguar se gjykata mund te shprehej vetem per ceshtjen e moskompetences, kerkese e cila nuk eshte pranuar. Neser kjo gjykate do te vendose per ceshtjen "Durres-Kukes". Nje jave me pare kolegjet e bashkuara, vendosen rrezimin e prokurorise, duke shpallur te pavlefshme hetimet e kryera pas dates 6 nentor te vitit te kaluar, ndaj Andi Tomes dhe Armand Telitit. Ministri Basha akuzohet nga Prokuroria e Pergjithshme per "shperdorim detyre" dhe "favorizim ne tendera", lidhur me fondet per ndertimin e rruges Rreshen- Kalimash gjate kohes kur drejtonte Ministrine e Puneve Publike.