Milo: U rrezua keshtjella e premtimeve
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjate nje konference per shtyp tha dje se Fondi Monetar Nderkombetar perfundimisht rrezoi per toke, keshtjellen e premtimeve te qeverise per rritje dyshifrore ekonomike ne vitin 2009. "Zoti Berisha eshte ne hall te madh, se po fillon fushata elektorale dhe ai nuk mund te pranoje sugjerimet e FMN. Kerkon t'i mashtroje edhe njehere tjeter shqiptaret me arsenalin e tij te vjeter komunist, te premtimeve boshe", tha Milo. Ai theksoi se i kundershton keto veprime demagogjike te tij dhe i ben thirrje te reflektoje seriozisht pa qene vone, sepse po vihen ne rrezik serioz zgjedhjet. "Berisha duhet t'i jape fund lojes mashtruese", apeloi lideri i PDS.
FMN per rritjen ekonomike
Shefi i Misionit te FMN ne vendin tone Geruin Bell tha dy dite me pare, se parashikimi me i fundit per rritjen ekonomike te vendit tone eshte diku mes 0 dhe 1 perqindeshit. Por ai shtoi se, parashikimet nuk jane totalisht te sakta per shkak te zhvillimeve ne tregjet nderkombetare.
FMN kunder rritjes se pagave
Ministria e Financave dhe Banka e Shqiperise, jane kundershtuar nga perfaqesuesit e FMN. Kreu i Misionit te FMN-se Geruin Bell ka keshilluar qeverine, te kete kujdes me rritjen e pagave dhe pensioneve, dhe te mos ule nivelin e sigurimeve shoqerore. Sipas tij efektet e krizes jane shfaqur, dhe do te pasqyrohen ne uljen e nivelit te kreditimit nga bankat, uljen e dergesave te emigranteve dhe uljen e eksporteve.
Bode per rritjen ekonomike
Ministria e Financave parashikon qe PBB edhe kete vit te rritet me mbi 6 per qind dhe nga ana tjeter, Banka e Shqiperise thote qe rritja ekonomike do te jete me e vogel se 6 per qind, por pa dhene nje shifer.
INSTAT si institucioni zyrtar qe mat rritjen ekonomike, ne rezultatet tremujore te ketij treguesi per vitin 2008 ka anoncuar nje rritje, me shume se 9%.
Qeveria, rritja e pagave 15% ne maj
Rritja e rrogave dhe pensioneve bashke me uljen e kontributit te sigurimeve shoqerore per biznesin, do te jene dy masat per te minimizuar ndikimin e krizes ne vendin tone. Njoftimi eshte bere dy dite me pare nga ministri i Financave, Ridvan Bode gjate nje konference te perbashket me Misionin e FMN-se dhe guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani.