E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, prano renien ekomomike

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i ka bere dje apel kryeministrit Berisha, qe te mos perserise gabimin historik te pragvitit '96, kur nuk i degjoi kambanat e FMN-se e te Bankes Boterore. Apeli i kryesocialistit erdhi vetem nje dite pas parashikimi te Fondit Monetar Nderkombetar, per nje rritje ekonomike 0-1% per vitin 2009. Kryetari i partise me te madhe ne opozite, krahas shqetesimit mbi krizen ekonomike ftoi kreun e qeverise qe t'i degjoje thirrjet te perseritura per te kthyer buxhetin ne realitet. "Kryeministri te degjoje thirrjet tona, per te pranuar renien ekonomike, per te mos rritur shkallen e rrezikut, duke thelluar borxhin per shpenzime te papergjegjshme elektorale, per te mos aplikuar paga reference e gjoba abuzive mbi biznesin dhe per te mos rrenuar themelet e shtetit te te gjitheve, per interesat e pushtetit te disave", tha Rama. Sipas tij, kryeministri te mos e shperdoroje mundesine e jashtezakonshme qe i jep kjo opozite e pergjegjshme dhe e afte per te kuptuar e ndare, interesat afatgjata te vendit e te bashkeqytetareve tane, nga interesat e politikes se dites. Kreu i selise roze theksoi se nuk deshiron thellimin e krizes per te thelluar avantazhin e tyre elektoral, po duan perballimin e krizes per te mos lejuar thellimin e dizavantazheve ekonomike e shoqerore per familjet shqiptare. "Duke i rene me fort se asnjehere tjeter kambanes se alarmit per qeverine shqiptare, Fondi Monetar Nderkombetar ka paralajmeruar se vendi shkon drejt rritjes ekonomike zero dhe perdorimi i metejshem i te ardhurave per shpenzime e investime elektorale, kercenon drejtperdrejt buxhetin e rrogave e te pensioneve", kritikoi qeverisjen, Rama. Per sa i perket problematikes se ngritur nga FMN dhe nga guvernatori i Bankes se Shqiperise, sipas kryesocialistit, problemi i pare qe u nenvizua eshte domosdoshmeria per te mos e mohuar realitetin e krizes. "Ne rast se ka nje pjese te krizes, e cila eshte rezultat i efektit te krizes globale ne ekonomine shqiptare, nuk duhet te kete nje pjese tjeter e krizes, e cila eshte si rezultat i mos kuptimit apo i berjes se lojes se moskuptimit, per avantazhe driteshkurtera elektorale", kritikoi Rama. Pasi, sipas tij, nuk mund te cenohet buxheti i pensioneve dhe rrogave te shqiptareve, duke hapur nje grope dhe duke thelluar borxhin per shpenzime teresisht te paarsyeshme ne kete kohe krize. Per sa i perket zhvillimit te nje interpelance te mundshme per krizen ne Kuvend, kryetari i Partise Socialiste, tha se ky eshte nje aspekt i nje sere levizjesh dhe masash qe duhen marre, por nuk eshte me i rendesishmi. "Aspekti me i rendesishem i gjithe kesaj panorame, sot eshte shurdheria dhe verberia e kryeministrit dhe qeverise, te cilet ose nuk e kuptojne dhe kjo eshte e rende, ose bejne sikur nuk e kuptojne dhe kjo eshte po ashtu e rende", theksoi ai. Sipas kryesocialistit, ne te dyja rastet nuk jane ne krye te detyres dhe nuk po bejne detyren ne kushtet kur populli shqiptar ka nevoje per nje lidership, qe te shohe te ardhmen dhe te mos e sakrifikoje ate per interesat e momentit, sic po ben sot Sali Berisha, se bashku me ata te tjeret qe ka rreth e rrotull.

MASA

Kreu i PS, Edi Rama, deklaroi sa masa qe mund te merret eshte kthimi i buxhetit ne realitet dhe kjo do te thote qe buxheti te mos shihet me si nje thes ku futen duart per te bere shpenzime me qellime elektorale, por te shihet si nje pasuri e perbashket qe duhet administruar me shume kujdes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›