E Diel, 1 Nëntor 2026

Një anije me 263 afganë fundoset në Korfuz, 22 të zhdukur

Autoritet greke  njoftojnë se në anije ndodheshin 263 emigrantë, 22 prej të cilëve rezultojnë të zhdukur. Pjesa tjetër e emigrantëve janë shpëtuar nga një anije holandeze mallrash, njoftojnë mediat vendase.

Rojet bregdetare mësohet se u alarmuan mbrëmjen e së shtunës nga një udhëtar brenda anijes, por erërat e forta kanë penguar varkat e shpëtimit të veprojnë. Mediat vendase njoftojnë se kërkimet për të zhdukurit po vazhdojnë me anije dhe me helikopterë, por deri në këto momente pa sukses. (R. Dunga – Start)

                                                                                             2011-01-16 11:03
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›