Përfundoi nënshkrimi i peticionit në Luginën e Preshevës

Mijëra qytetarë në Luginën e Preshevës kanë nënshkruar peticionin kundër raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇPMB-së.
Aksioni për grumbullimin e nënshkrimeve është mbyllur dje nga ana e organizatorit, ndërsa jozyrtarisht bëhet të ditur për grumbullimin e mijëra nënshkrimeve nga tre komunat e këtij rajoni - Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Peticioni do të jetë pjesë e peticioneve që po vijojnë të zhvillohen kundër raportit të Martyt dhe që do të prezantohen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Partitë politike, shoqatat joqeveritare dhe qytetarët e Luginës së Preshevës kanë reaguar njëzëri kundër raportit të Martyt, në të cilën akuzohen krerët e UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore dhe për vepra të tjerë të kryera nga përfundimi i luftës së Kosovës.