Tre shpërthime në Athinë

Tre shpërthime kanë ndodhur sot në Athinë, nga të cilat njëra në zyrën e partisë në pushtet PASOK, njoftoi policia.
Në shpërthimet nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
Përveç në zyrat e PASOK-ut, një shpërthim ka ndodhur në hyrje të bankës "Patron" dhe në përfaqësinë e një kompanie ndërtimore.