Pacolli: Jo problem nëse mbetemi jashtë qeverisë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Bexhgjet Pacolli, ka deklaruar se për të nuk do të jetë problem nëse PDK-ja dhe AAK-ja do të qeverisnin së bashku, siç kanë raportuar mediat.
Për më shumë, Pacolli thotë se ndoshta kjo do të ishte një lehtësim për Koalicionin Kosova e Re. Kurse, lidhur me aleatët e tij parazgjedhorë në kuadër të këtij koalicioni, presidenti i AKR-së Pacolli, ka thënë se ata kanë dhe do të vazhdojnë të kenë qëndrim unik kundrejt pozicionit të ardhshëm në kuadër të institucioneve.
"Nëse është e vërtetë, për mua nuk ka problem, pasi ne nuk varemi nga postet në koalicionin e ardhshëm qeveritar. Ndoshta, kjo do të ishte një lehtësi për ne", ka thënë Pacolli.