Dick Cheney në spital

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, ju nënshtrua sot testeve të reja mjekësore, pasi që ky 69 vjeçar, i cili ka pësuar katër sulme në zemër, u pranua në spital, pas dhimbjeve në gjoks.
Cheney ka tashmë disa muaj që është në ofensivë kundër administratës së presidentit Barack Obama. Në kumtesën e zyrës së tij u theksua se Cheney është mirë dhe se po pushon në spitalin universitar George Washington.
Mjekët theksuan se Cheney është në gjendje stabile dhe se do t’i nënshtrohet disa testeve shtesë.
Javën e kaluar, Cheney me vetëbesim të plotë deklaroi se Obama do të jetë president në vetëm një mandat.
Ai gjithashtu parashikoi se viti 2010 do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për republikanët dhe parashikoi se demokratët do të përballen me humbje të mëdha, në zgjedhjet e gjysmë-mandatit, të cilat zhvillohen në nëntor.
Cheney, i cili që nga viti 1978 ka pësuar katër sulme në zemër, ishte paraparë që të premten të takohej me George Bushin dhe zyrtarët tjerë të administratës Bush, për herë të parë që nga largimi nga funksioni në janar të vitit 2009.