E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton për bashkëpunim me Rusinë

NATO duhet forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë me Rusinë dhe të koordinojë aksionet, për t’u përballur me sfidat e reja, si ato civile, ashtu edhe ato ushtarake, deklaroi Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

Clinton theksoi se partneritetet e reja, përfshirë këtu edhe atë me Rusinë, do t’i ndihmojë NATO-s që të përballet me kërcënimet gjithnjë e më të mëdha transnacionale, përfshirë këtu edhe zgjerimin bërthamor, terrorizmin, piraterinë dhe sigurinë kibernetike.

“Përderisa Rusia përballet me sfida ndaj sigurisë së vet, NATO-ja nuk është në mesin e këtyre sfidave”, tha Clinton, duke nënvizuar se plani i ri amerikan për mbrojtjen raketore në Europë nuk paraqet kërcënim për Moskën.

“Pikërisht ashtu siç është Rusia partnere e rëndësishme në përpjekjet për të parandaluar zgjerimin bërthamor, ashtu duhet të jetë partnere edhe në fushën e mbrojtjes raketore.

Dhe ne ftojmë Rusinë që t’i bashkohet NATO-s në zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes raketore, të cilat mund të mbrojnë qytetarët e Europës dhe të Rusisë”, theksoi Clinton.

Ky fjalim i Clintonit, i mbajtur në Këshillin Atlantik, ishte përpjekje më e re për të siguruar aleatët europianë se Washingtoni do të mbetet i përkushtuar për lidhjet transatlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›