Apeli i KiE, Berisha: Gati ta zbatoj. Rama: Me pare hap kutite
TIRANE-Deklaratat e sotme te Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) nuk kanë zbutur asnjë nga palët e politikës shqiptare. Edhe pse shumë i qartë mesazhi për ti dhënë fund krizës politike në vend dhënë sot në Tiranë nga ana e Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Çavushoglu, Rama e Berisha kanë falenderuar delegacionin per impenjimin por nuk kanë lëvizur nga kushtet e tyre. Berisha premtoi se i pergjigjet ne vend kerkeses se KiE per hetim të zgjedhjeve, por pa kutitë qe kerkon opozita. Rama I fyer se delegacioni i KiE nuk përmendi fjalën”kuti”, theksoi pak minuta nga deklaratat paraprirëse se nuk do të ndalet bojkoti i Kuvendit nëse nuk bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve. Kjo së bashku me kutitë.
Berisha: Ftoj Ramen ta greme komisionin hetimor
Kryeministri Sali Berisha siguroi sot, kryetarin e PS-së, Edi Rama se "në përputhje me kerkesat ne deklaratën e delegacionit të KiE-së, maxhoranca është e gatshme të ndërtojë komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet dhe ti japë shumicën opozitës në këtë komision".
Deklarata e kreut të qeverisë u bë pak minuta pas konferencës për shtyp së KiE, ku delegacioni ndërkombëtar I bëri thirrje politikës shqiptare të rigjejë dialogun dhe ti japë fund krizës politike që sipas tyre po stopon punën e institucioneve shtetërore.
Lidhur më deklaratën e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (KiE), Berisha e vlerësoi maksimalisht impenjimin e tyre ne zgjidhje te situates politike ne vend.
Berisha tha se shpreson dhe kundershtari politik ti pergjigjet me te njejten fryme deklarates se KiE.
"Shpresoj qe Rama t'i pergjigjet me te njejten fryme kesaj deklarate. Une e garantoj kreun e Partise Socialiste se qe ne mbledhjen e pare te Kuvendit ne jemi te gatshem qe te votojme komisionin hetimor dhe t'i japim drejtimin dhe shumicen opozites",u shpreh Berisha.
Reagon Rama: Hetimin nise nga kutite
Kryetari socialist Edi Rama ritheksoi dhe njëherë se nuk do të pranonte hetim të zgjedhjeve pa hapur kutitë. Deklarata e Ramës u bë sot nga selai e PS pak minuta pas deklaratës së KiE në Tiranë dhe asaj të kryeministrit nga selia e qeverisë për krizën politikë në vend.
Duke shprehu keqardhje se delegacioni I KiE nuk përmendi hapjen e kutive, Rama deklaroi se “nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë për hapjen e kutive. I them Berishës se kjo cështje nuk është një Pazar”.
Në këtë mënyrë, Rama iu përgjigj negativisht edhe ofertës disa minutëshe më parë nga Berisha që e ftonte kreun e pS të krijonin menjëherë komisionin hetimor. “Në këtë mënyre ne refuzojmë ftesën për të krijuar një komision që ndalon hetimin e kutive. Ne i përgjigjemi se nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa kutitë”.
Në kuadër të kësaj ftese, Rama u përgjigj me një ftesë të PS. “E ftoj Berishën të pranojë ofertën tonë për hapjen e kutive që të mbyllim kapitullin e zgjedhjeve të deformuara”.
Por, sipas kreut të PS, pak gjasa ka që kjo të ndodhë, pasi Berisha e ka treguar me fakte se po ndal në cdo mënyrë hetimi e tyre.
“Opozita nuk e ndërpret bojkotin në rast se pengohet në mënyrë antikushtetuese për të drejtën e saj kushtetuese. Ne do të eksplorojmë të gjitha rrugët demokratike”, tha Rama në mbyllje të konferencës për shtyp.
(DanielaBonollari/BalkanWeb)