E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, presidenca vazhdon negociatat Berisha- Rama

TIRANE- Gjatë gjithë ditës së sotme pritet të vazhdojnë bisedimet lidhur me situatën aktuale politike dhe zhvillet e fundit pas vizitës në Tiranë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian.

Tv NEWS24 i cili i referohet burimeve nga presidenca bën të ditur se këshilltari juridik i presidentit, zoti Spiro Peci, që prej orëve të paradites po mban kontakte të vazhdueshme me dy prej njerëzve që asistojnë zotin Berisha dhe zotin Rama në tryezën politike të iniciuar nga kreu i shtetit, zoti Bamir Topi. Burimet kanë konfirmuar se konsultimet do të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes së sotme, ndërkohë që do të ketë dhe takime të vazhdueshme me kreun e grupit kuevndor demokrat Astrit Patozi dhe kreun e Asamblesë së Përgjithshme Kombëtare të PS-së Gramoz Ruci.

Patozi dhe Ruci mbrëmjen e së hënës shoqëruan dy krerët e maxhorancës dhe të opozitës në takimin me presidentin dhe delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Pavarësisht se në mbrëmjen e së hënës nuk u arrit asnjë rezultat konkret presidenca njoftoi se bisedimet për gjetjen e pikëtakimeve mes palëve do të vijojnë gjatë ditës së martë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›